Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Irlanda përkrahëse e madhe e zgjerimit të BE-së dhe përspektivës Evropiane të Kosovës

18 Qershor, 2013

Prishtinë 18 Qershor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim Ministren e Irlandës për Çështje Evropiane. Znj. Lucinda Creighton me të cilën biseduan për parapritjet rreth vendimit të Këshillit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për Kosovën, procesit të liberalizimit të vizave dhe gjendjën aktuale rreth dialogut Beograd-Prishtinë dhe progresi me implementimin e marrëveshjes.

 

Ministrja Çitaku tha: “Jam jashtëzakonisht e lumtur që përgjatë presidencës së Irlandës, perspektiva Evropiane e Kosovës ka marrë formë dhe trajtë konkrete, pas publikimit të studimit të fizibilitetit vitin e kaluar Kosovës i janë dhënë katër kritere afatshkurtëra të cilat ne është dashur ti permbushim në mënyrë që Kosova të fillojë negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Falë konsensusit të brendshëm politik dhe falë vullnetit institucional ne kemi arritur që ato kritere ti permbushim në një afat rekord dhe kjo është vlerësuar lartë nga ana e KE-së, normalisht pashmangshëm dhe i pandarë nga ky proces është edhe procesi i normalizimit të marrëdhenieve me Serbinë. Dialogu me Serbinë ka shërbyer si katalizator në përmbushjen e agjendës Evropiane për Kosovën, sepse besojmë se për shkak të kompleksitetit edhe brenda vet strukturave të BE-së vizavi Kosovës, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë i ka shërbyer BE-së që të ndërtoj një politikë më konsistente karshi Kosovës.

 

Ne besojmë se në fund të këtijë muaji jo vetëm Kosova por i tërë rajoni do të merr lajme pozitive, unë e sigurova ministren se Kosova do të prodhoj argumente të mjaftueshme për Irlandën dhe miqtë tjerë që kemi në Bashkimin Evropian të jenë në gjendje që të shtyhet përpara agjendën Evropiane, ne do të përmbushim çdo detyrim që kemi edhe në dialogun me Serbinë siç kemi bërë deri më tani dhe besojme se e njejta gjë do të bëhet edhe nga fqinjët tanë veriorë.”

Ndërsa Ministrja Creighton tha: “Irlanda vetëmse e ka bërë mjaftë të qartë deri më tani qëndrimin e sajë se është përkrahëse e madhe e zgjërimit të BE-së dhe përkrahëse e fuqishme e përspektivës Evropiane të Kosovës. Një ndër priotetet e hershme gjatë mandatit gjashtëmujorë me presidencën e BE-së ka qenë që të arrihet progres konkret me të gjitha shtetet kandidate dhe kandidate potenciale. Në dhjetor të vitit të kaluar konkluzionet e Këshillit kanë qenë të qarta kur është kërkuar nga Kosova që të plotësohen kriteret afatshkurta në mënyrë që BE-ja të jetë në gjendje të marrë vendim pozitiv për t’i mundësuar Kosovës nisjen e negociatave për MSA. Këshilli ka kërkuar nga Kosova të vazhdoj me avansimin e qëndrushëm të përmirësimit të raporteve me Serbinë, njëkohësisht të përshpejtoj ritmin e marrjes së reformave të brendshme. Në këtë drejtim, çmoj lart përkushtimin personal të Kryeminsitrit Thaçi dhe të të gjitha insitutcioneve relevante dhe shoqërisë Kosovare për të kontribuar në normalizimin e raporteve me Serbinë nëpërmjet dialogut.

Ministrja Çitaku e falënderoi Ministren Creighton për përkrahjen e Qeverisë Irlandeze që ka dhënë për Kosovën gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

6 Responses to " Irlanda përkrahëse e madhe e zgjerimit të BE-së dhe përspektivës Evropiane të Kosovës "

  1. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-perkrahese-e-madhe-e-zgjerimit-te-be-se-dhe-perspektives-evropiane-te-kosoves/ […]

  2. Hunter898 thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 98959 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-perkrahese-e-madhe-e-zgjerimit-te-be-se-dhe-perspektives-evropiane-te-kosoves/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-perkrahese-e-madhe-e-zgjerimit-te-be-se-dhe-perspektives-evropiane-te-kosoves/ […]

  4. sciences4u thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-perkrahese-e-madhe-e-zgjerimit-te-be-se-dhe-perspektives-evropiane-te-kosoves/ […]

  5. Discover More thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-perkrahese-e-madhe-e-zgjerimit-te-be-se-dhe-perspektives-evropiane-te-kosoves/ […]

  6. go to website thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 82922 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/irlanda-perkrahese-e-madhe-e-zgjerimit-te-be-se-dhe-perspektives-evropiane-te-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *