Prishtinë, 29 mars 2017 – Sot u mbajt një tryezë diskutimi e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (IDK) ku pjesëmarrëse në panel ishte Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj dhe panelistë tjerë ishin deputetët të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Polititkë të Jashtme dhe Komisioni për Integrim Evropian.
Temë e diskutimit ishte “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian Të Kosovës“.
Nga të pranishmit më në detaje u diskutua ndikimi që mund të ketë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian në rast se dialogu ndërmjet palës Kosovare dhe asaj Serbe do të pezullohej.
Ministrja Ahmetaj foli për rëndësinë e dialogut si mënyrë e vetme për të përmirësuar raportet ndërfqinjësore dhe, për të zgjidhur çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve.
Poashtu, Ministrja Ahmetaj potencoi se dialogu pasiqë përkrahet nga Bashkimi Evropian është edhe proces në avancimin e dy vendeve tona drejt integrimit evropian.
Traktati i Lisbonës dhe konferenca e Selanikut kanë hapur rrugë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që të antarësohen në BE. Duke marrë parasyshë, poashtu, që brenda BE-së ka edhe shtete me konflikte të ngrira si Qipro e cila nuk njihet nga Turqia, dhe në anën tjetër ajo si shtet anëtar i BE-së ka bllokuar Turqinë në negociatat e saja drejt antarësimit ne BE.
Në mënyrë që të mos ketë konflikte të tjera të ngrira me anëtarësimin e shteteve të reja, BE në bashkëpunim me OKB-në kanë obliguar Kosovën dhe Sërbinë që t’i zgjedhin të gjitha çështjet e hapura para se të antarësohen. Dialogu është proces që e “ushqen” procesin negociues të Kosovës përmes MSA, ndërsa për Serbinë përmes Kapitullit 35. Si i tillë ai është një proces dinamik i cili në vazhdimësi plotësohet dhe azhurnohet me temat e reja, tha ndër të tjera Minsitrja Ahmetaj.
Ministrja Ahmetaj njëkohësisht ritheksoi se: ”Nëse marrëveshja e prillit ka pasur 14 çështje të trajtuara, kjo marrëveshje më tutje do t’i trajtojë edhe çështjet e tjera si të zhdukurit, reparacionet e luftës, marrjen e fondeve bankare të qytetarëve tanë, sigurimet shëndetësore si dhe atyre sociale. Por, edhe do të merret me temat tjera të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.”
Vlenë të theksohet edhe se Parlamenti i Kosovës ka obliguar Qeverinë që të negocioj në Bruksel me Serbinë me ndërmjetsimin e BE-së dhe garancën e SHBA-ve në menyrë që dialogu të jetë sa më gjithpërfshirës dhe transparent duke perfshirë edhe opozitën në atë kohë.
Last modified: 10 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/pezullimi-i-dialogut-impakti-ne-procesin-e-integrimit-evropian-te-kosoves/ […]