Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Personat me aftësi të kufizuara duhet të jenë natyrshëm pjesë shoqërisë së hapur

22 Prill, 2014

Prishtinë, 22 prill 2014 – Ministrja e Integrimit  Evropian znj.Vlora Çitaku,  ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkpunim me projektin Person, për të diskutiuar rreth  Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me  Aftësi të Kufizuar 2013-2022.

 

Fjalimi i plotë i ministres Çitaku:

Dëshiroj të filloj fjalën time me një përkujtim, se kur ne flasim për personat me aftësi të kufizuara, nuk flasim për persona të cilët posedojnë ndonjë “sëmundje”, e cila shpeshherë keqkuptohet në shoqëri, por kemi të bëjmë me persona të cilët kanë një lloj të caktuar të ngecjes, e cila vjen si rezultat i rrethanave të cilat janë jashtë kontrollit të tyre. Për këtë arsye ne, si shoqëri, dhe si institucione, duhet t’i kushtojmë konsideratë të madhe aspekteve sociale, humane sa i përket të drejtave të njerëzve përkatësisht personave me aftësi të kufizuara, si të drejta të cilat ata duhet t’i gëzojnë natyrshëm, por edhe të siguruara me legjislacion ndërkombëtar dhe kombëtar. Nuk duhet asnjëherë të ndodhë që në një vend demokratik, personat e tillë të izolohen nga aktivitetet shoqërore.

Ne duhet të sigurojmë që personat me aftësi të kufizuara t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë atyre në një shoqëri të hapur, duke siguruar mundësi të barabarta dhe mbrojte nga shteti. Ne, bashkërisht duhet t’i luftojmë të gjitha paragjykimet të cilat e bëjnë të pamundur për personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në mënyrë active, dhe të plotë në shoqërinë tone të hapur dhe demokratike.

Qasja në edukim si dhe grandet shtetërore duhet të jetë një nga prioritetet kryesore. Në konferenca të këtilla, duhet që të shkëmbejmë përvojat tona mbi zhvillimet e fundit të njohurive dhe mjeteve për të përmirësuar jetën e personave me aftësi të kufizuara. Këta persona duhet të trajtohen me dinjitet dhe, duhet të inkurajohet pjesëmarrja e familjes, e cila ndihmon në masë të madhe në marrjen e vendimeve për të ardhmen e këtyre personave. Në përpjekjet tona për të promovuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, ne duhet të përkujtojmë se familjet e personave të tillë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e personave me aftësi të kufizuara. Ne duhet të flasim me prindërit në atë mënyrë, që ata si pikënisje nuk do të shohin si diçka ofenduese praninë e një personi me aftësi të kufizuara në familje. Ne duhet t’u ofrojmë prindërve trajnime adekuate dhe mjete të cilat do t’i mundësojnë atyre që t’i japin fëmijëve të tyre një jetë normale.

Zonja dhe zotërinj,

Ne kemi një sfidë për të edukuar njerëzit tanë që personat me aftësi të kufizuara janë qenie njerëzore në kuptimin e plotë të fjalës. Shumica e anëtarëve të shoqërisë tonë edhe më tutje dështojnë që të bëjnë këtë ndryshim shumë të rëndësishëm dhe, për këtë arsye ne kemi përpara një sfidë të madhe.

Si çdo shoqëri në botë, edhe ne në mesin  tonë kemi  persona me aftësi të kufizuara, por problem ynë nuk janë personat e tillë. Problem ynë më i madh është se shoqëria në masë të madhe, vazhdon t’i trajtojë personat me aftësi të kufizuara me paragjykime dhe përulje, ndërsa në disa komunitete ata mund edhe të izolohen nga jeta.

Në fund, duhet të potencoj se:  obligimi ynë shoqëror dhe institucional është që të shtyjë përpara agjendën për personat me aftësi të kufizuara. Dhe njëkohësisht të ndërtojmë një shoqëri e cila është plotësisht e hapur, për të mobilizuar mbështetje për të drejtat, dinjitetin dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuar. Atëherë, jam shumë optimiste se ne do të arrijmë qëllimet tona për të përmirësuar jetën e personave me aftësi të kufizuara.

Ju faleminderit!

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Personat me aftësi të kufizuara duhet të jenë natyrshëm pjesë shoqërisë së hapur "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/personat-me-aftesi-te-kufizuara-duhet-te-jene-natyrshem-pjese-shoqerise-se-hapur/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/personat-me-aftesi-te-kufizuara-duhet-te-jene-natyrshem-pjese-shoqerise-se-hapur/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/personat-me-aftesi-te-kufizuara-duhet-te-jene-natyrshem-pjese-shoqerise-se-hapur/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *