Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian arrijnë dakordim mbi liberalizimin e vizave për Kosovën

15 Dhjetor, 2022

14 Dhjetor 2022 – Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet dakordimin e arritur mes Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Evropian mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Dakordimi i arritur në trialogun mes tre institucioneve të BE-së, do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedurial e të miratimit formalisht, para hyrjes në fuqi, dhe do t’u mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të udhëtojnë drejt BE-së pa viza, më së largu me 1 janar 2024, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore.

Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës e cila vjen pas edhe aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE.

Mirënjohje e veçantë për Presidencën Çeke të Këshillit të BE-së, për përkushtimin dhe punën gjatë presidencës së tyre, në drejtim të përmbylljes së këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët tanë.

Last modified: 15 Dhjetor, 2022

Comments are closed.