Prishtinë, 6 maj 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, morri pjesë në konferencën e Ambasadorëve Norvegjez që kishte për qëllim kordinimin e politikave dhe qasjes Novergjeze ndaj Kosovë dhe rajonit në përgjithësi. Me këtë rast Ministrja Çitaku foli për integrimin Evropian dhe Përspektivën zhvillimore të Kosovës
Në fjalimin e sajë Ministrja Çitaku tha se: “Kosova është rënditur në rrugën e integrimit evropian dhe se besojmë fuqishëm se kjo është rruga e duhur dhe e vetmja, në mënyrë që të ecim përpara, për të përmirësuar standardin e jetës dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik për të mirë të gjithë qytetarëve tanë”.
Poashtu, Ministrja shtoi se:“Kosova aktualisht përfundoi negociatat e Marrëveshjes së stabilizimit dhe Asocimit (MSA). MSA do të shpie Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë do të shënojë një moment historik në marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së.”
Last modified: 12 Gusht, 2022