Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave

10 Mars, 2023

Sot, Këshilli i Ministrave të BE-së, miratoi qëndrimin e tij për lëvizjen pa viza për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Siç njoftoi dhe Këshilli i BE-së, rregullat e reja do t’i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Liberalizimi i vizave do të zbatohet që nga data kur sistemi ETIAS hyn në veprim, në të kundërt, më së largu nga 1 janari 2024.

Hapat e rradhës të mbetur janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së. Procedurat e mbetura pritet të përfundohen dhe tejkalohen brenda pjesës së parë të vitit, përpara përfundimit të Presidencës suedeze të Këshillit të BE-së.

Qeveria e Republikës së Kosovës falenderon të gjitha shtetet të cilat mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe e konfirmuan këtë dhe në votimin e sotëm, përfshirë vendet mosnjohëse të Kosovës.

Last modified: 10 Mars, 2023

Comments are closed.