Berlin, 17 dhjetor 2015 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, mori pjesë në konferencën me temë “Regjimi i vizave dhe migrimi në Kosovë”, të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe “Nehemiah Gateway” , që u mbajt në Berlin. Në hapje të konferencës Ambasadori i Kosovës në Gjermani, përsëriti se integrimi evropian për Republikën e Kosovës është prioritet kombëtar.
Gjatë kësaj konference zëvendësministri Ilazi, foli për prioritet e agjendës evropiane, duke vlerësuar se nënshkrimi i MSA-së, marrëveshjes së parë kontraktuale që siguron të ardhmen evropiane të Kosovës dhe se ratifikimi i saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës përbënë ngjarjen më të rëndësishme pas pavarësisë së Kosovës. Duke u fokusuar në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, zëvendësministri Ilazi ka përsëritur se Kosova ka kryer detyrat e shtëpisë dhe do të vazhdoj të jetë e përkushtuar ndaj këtij procesi.
Pjesë e panelit diskutues ishin edhe ish Ambasadori Hans – Jochen Schmidt, z. Florian Qehaja si dhe z. Bodo Weber nga Këshilli për Politika të Demokratizimit.
Po ashtu gjatë kësaj konference është shfaqur edhe filmi dokumentar “Rejected “ (I refuzuar), realizuar nga KFOS, që trajton tematikën e izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe rëndësinë e liberalizimit të vizave.
Last modified: 11 Gusht, 2022