Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Programi Kombëtar për Integrim Evropian

Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA), është dokument kryesor nacional i politikave për aderim në BE. Si i tillë, ai vendos një kornizë gjithëpërfshirëse afatmesme të të gjitha reformave të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga MSA, respektivisht masat dhe prioritetet për përafrimin gradual të legjislacionit vendor me acquis-në e BE-së përmes transpozimit të kësaj të fundit në të, si dhe për zbatimin e legjislacionit të përafruar. Përveç kësaj, PKZMSA reflekton masa e prioritetet që rrjedhin nga mekanizmat politik dhe të politikave të marrëdhënieve Kosovë – BE, përkatësisht agjendën politike e të politikave të dalë nga Dialogu i Procesit të Stabilizim-Asociimit (DPSA) dhe të gjeturat e Raportit të KE-së për Kosovën 2015 (ish-Raportit të Progresit). Me fjalë të tjera, ndonëse do të avancohet për kah përmbajtja dhe struktura dhe mund të pësojë modifikime në emërtim, PKZMSA do të mbetet dokumenti kryesor strategjik nacional për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të të gjitha reformave të nevojshme për zbatimin e MSA-së dhe në fazat e mëpastajme të aderimit në BE.

Programi është vazhdimësi e dokumenteve të paraardhëse që datojnë nga viti 2007. Atëherë, ky dokument është quajtur Plani i Veprimit për Partneritet Evropian. Me kalimin e kohës, varësisht nga intensifikimi i agjendës evropiane të Republikës së Kosovës, emërtimi i programit ka ndryshuar.

PKIE Janar-Qeshor 2023

PKIE 2023-2027

Raport mbi zbatimin e PKIE korrik-shtator 2023

 

Comments are closed.