Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha vlerësohet nga Takimi Global Horasis

18 Prill, 2019

18 Prill 2019 – Ueb faqja zyrtare e Takimit Global Horasis, të mbajtur javën e kaluar në Portugali, ka publikuar vështrimin përmbledhës të këtij takimi, duke e cilësuar si një nga tubimet më të mëdha në botë, të biznesit dhe liderëve të qeverisë, duke ofruar një platformë ideale për të eksploruar dhe nxitur bashkëpunimin, ndikimin e investimeve dhe rritjen e qëndrueshme në të gjithë botën.

Gjatë seancës plenare, pjesë e panelit ishte edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, princesha e Norvegjisë Maria Louise si dhe presidenti i Namibisë Hage G. Geingob të kryesuar nga redaktori i gazetës britanike online, The Independent.

Sipas artikullit nga ueb faqja zyrtare, Ministrja Dhurata Hoxha ka potencuar se duhet ndërtuar bashkëpunimin dhe dialogun i cili po ndihmohet nga BE-ja, në veçanti masat e tilla janë të domosdoshme pas luftës në Kosovë. Megjithatë, Ministrja Hoxha, sugjeron që BE duhet të fuqizohet për të projektuar paqe dhe stabilitetit.

Ashtu si në vitet e mëparshme, Takimi Global Horasis, tërhoqi mbi 800 liderë botërorë nga më shumë se 70 vende për të diskutuar situatën aktuale të globalizimit duke u përqendruar rreth temës, “;;Nxitja e përfitimeve nga globalizimi”;;.

Pjesë e diskutimit ishin edhe presidenti i Armenisë, Namibisë, Ministri i Ekonomisë së Portugalisë, Maqedonisë, Somalisë, ministri i Polonisë, Letonisë, ish kryeministrja e Zelandës së Re dhe personalitetet tjera të larta të ShBA-së, BE-së, Japonisë, Kinës dhe vendeve tjera.

Përmes këtij takimi shumë të suksesshëm, u diskutuan dhe trajtuan rrugët e reja të globalizimit dhe hapat tjerë për veprim.

#Linku:
https://horasis.org/horasis-global-meeting-2019/?fbclid=IwAR1YlcB-RAGBwSF9Oo20Fijh0uyVFTa9XEzS10NeDghhyRmKC8pxrtkZWvY

Last modified: 5 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha vlerësohet nga Takimi Global Horasis "

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-vleresohet-nga-takimi-global-horasis/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *