Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Vazhdimësia në luftën kundër korrupsionit- e domosdoshme për liberalizimin e vizave

26 Janar, 2018

Prishtinë, 26 Janar 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Blerim Isufaj dhe z. Reshat Millakun, Koordinatori nacional i ekipit për shënjestrimin e rasteve të Krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, me të cilët diskutoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për liberalizimin e vizave dhe procesin integrues.

Ministrja Hoxha falënderoi institucionet për punën e bërë si dhe kërkoi koordinim më gjithëpërfshirës të gjitha institucioneve relevante për të fuqizuar luftën kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar dhe për të arritur rezultate të kënaqshme dhe te vazhdueshme, sidomos me fokus në kriterin për liberalizimin e vizave.

Ministrja Hoxha, ka vlerësuar performancën e Prokurorisë në nivel vendi që i jep kontribut të madh liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Z. Isufaj theksoi se përkushtimi dhe rezultatet e punës së organeve të ndjekjes së krimit nuk mungojnë, ngase, sipas tij, tashmë, sasia dhe cilësia e punës së këtyre institucioneve janë të prekshme. Fuqizimi i sundimit të ligjit është prioritet, andaj, theksoi Z. Isufaj, organet e Prokurorisë së vendit mbështesin procesin integrues të vendit nëpërmjet angazhimit maksimal, duke kontribuar edhe në liberalizimin e vizave.

Last modified: 9 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha: Vazhdimësia në luftën kundër korrupsionit- e domosdoshme për liberalizimin e vizave "

  1. website here thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-vazhdimesia-ne-luften-kunder-korrupsionit-e-domosdoshme-per-liberalizimin-e-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *