Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Tri vite progres në zbatimin e MSA-së

1 Prill, 2019

Prishtinë, 01 Prill 2019 – Në trevjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, marrëveshjes së parë kontraktuale Kosovë-Bashkim Evropian, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se “të arriturat e këtyre tri viteve, janë të lidhura ngushtë me jetën dhe mirëqenien e secilit qytetar”.

Këto arritje nuk mjaftojnë për t’u bërë pjesë e familjes Evropiane, por ne nuk do të ndalemi së punuari sepse kemi qenë, jemi dhe do të mbesim pjesë e Evropës dhe vlerave që ajo përfaqëson, ka cekur Ministrja Hoxha duke përgëzuar stafin ndërkombëtar dhe vendor për suksesin e kësaj marrëveshjeje.

Ja postimi i Ministres Hoxha, në rrjetin social:

“Në trevjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë kontraktuale në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian – Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), ne mund të flasim për shumë të arritura.

Të arriturat gjatë këtyre tri viteve janë të lidhura ngushtë me jetën dhe mirëqenien e secilit qytetar të Republikës së Kosovës. Lidhur me këto arritje, ne çmojmë secilin kontribut të vendeve të BE-së për procesin dhe rrugën tonë integruese.

Këto arritje nuk mjaftojnë për t’u bërë pjesë e familjes Evropiane, por ne nuk do të ndalemi së punuari sepse kemi qenë, jemi dhe do të mbesim pjesë e Evropës dhe vlerave që ajo përfaqëson.

Në këtë përvjetor, përgëzime secilit kontribuues për zbatimin e MSA-së, në veçanti shprehim respekt ndaj ekspertëve të vendeve mike që me përkushtim të madh kanë dinamizuar procesin konform nevojave të qytetarëve tanë.

Urime miq, përgëzime për akterët që vërtetë këtë marrëveshje e trajtojnë siç e meriton, me prioritet, si interes me peshë dhe vlerë kombëtare!”.

Më poshtë, gjeni disa nga të arriturat gjatë këtyre tri viteve të ilustruara, si në vijim: #Infografika

Last modified: 5 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *