Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha takon z. Taylor: BERZh përkrah perspektivën e Kosovës në proceset integruese

21 Shtator, 2018

Prishtinë, 21 Shtator 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, shefin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), z. Nail Taylor, me të cilën diskutoi për përkrahjen e jashtëzakonshme të kësaj banke për arritjen e synimeve integruese të Kosovës.

Ministrja Hoxha vlerësoi lartë përkrahjen e BERZh-it, duke vënë në pah gjithë angazhimet aktuale në fushën e investimeve që kapin shumën 138 milion euro.

“Projektet e BERZh-it, i japin sinergji proceseve në të cilat ndodhet Kosova, ne kemi marrë përgjegjësi që ta bëjmë maksimumin për arritjen e aspiratave tona në procesin integrues. Gjithsesi, mbështetja nga kjo bankë, ka shumë rëndësi si infrastruktura, energjia dhe fuqizimi i prodhimit vendor”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se vlerësimet e partneritetit që i ka ofruar BERZh vendit tonë, është shumë e sinqertë.

Z. Taylor, theksoi se aktualisht janë 138 milion euro investime të BERZh-it në Kosovë, duke vënë në dukje se investimet e tyre, përshpejtojnë dhe kontribuojnë në zbatimin e reformave ekonomike dhe nga Agjenda Evropiane, zbatimin e MSA-së si dhe fuqizimin e perspektivës evropiane të Kosovës.

Last modified: 8 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *