Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha takoi Njazi Thaçin, Nuk duhet lejuar vonesa në zbatimin e projekteve për mbrojtjen e ambientit

14 Mars, 2019

Prishtinë, 14 Mars 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçin, me të cilin diskutoi për projektet e BE-së që trajtojnë energjinë dhe mbrojtjen e ambientit.

“Në kuadër të IPA 2018 dhe 2019, BE-ja është duke e mbështetur instalimin e filtrave në Kosova B, me vlerë rreth 78 milion euro”, potencoi Ministrja Hoxha, për të realizuar këtë projekt, po kërkohet nga BE-ja një plan i detajuar i aktiviteteve të paraparë nga KEK-u rreth punimeve në Kosova B që të mos këtë dyfishim të punës apo vonesa në implementim”, potencoi Ministrja Hoxha.

Po ashtu, Ministrja Hoxha ka cekur se fondet për dekomisionimin e disa pjesëve të Kosova A, dhe ndërlidhja me projektin për deponinë e mbeturinave të rrezikshme, janë projekte kapitale me rëndësi të veçantë për Kosovën.

Z. Thaçi vlerësoi përkrahjen nga BE-ja dhe angazhimin e Ministres Hoxha rreth zbatimit të fondeve të IPA-s, duke e siguruar Ministren Hoxha se të gjitha obligimet e KEK-ut, në drejtim të përmbushjes së afateve të planifikuara do të realizohen, sipas planit.

Last modified: 5 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha takoi Njazi Thaçin, Nuk duhet lejuar vonesa në zbatimin e projekteve për mbrojtjen e ambientit "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-njazi-thacin-nuk-duhet-lejuar-vonesa-ne-zbatimin-e-projekteve-per-mbrojtjen-e-ambientit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *