Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha takoi Ministrin Mustafa, Kosova i zbaton marrëveshjet me BE-në

21 Mars, 2019

Prishtinë, 21 Mars 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mbajti takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën, me të cilin diskutoi për procesin integrues dhe komponentët për këtë proces.

Pas takimit, Ministrja Hoxha ka cekur se “interesi i qytetarëve tanë mbrohet më së miri kur ne i zbatojmë marrëveshjet dhe dakordimet me BE-në”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

Në takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën, diskutuam për çështjen e emigrimit ilegal, riatdhesimin e qytetarëve tanë, sigurisë së dokumentacionit dhe kufirit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si komponentë të rëndësishëm gjatë vlerësimit të procesit integrues.

Ne kemi dëshmuar sukses në zbatimin e MSA-së, përshpejtimin e reformave nga Agjenda Evropiane si dhe 95 kërkesat që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Interesi i qytetarëve tanë mbrohet më së miri kur ne i zbatojmë marrëveshjet dhe dakordimet me BE-në.

Last modified: 5 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha takoi Ministrin Mustafa, Kosova i zbaton marrëveshjet me BE-në "

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-ministrin-mustafa-kosova-i-zbaton-marreveshjet-me-be-ne/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *