Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha takoi Ministrin Matoshi: Të shtohet dinamika e realizimit të projekteve nga fondet e BE-së

11 Mars, 2019

Prishtinë, 11 Mars 2019 – Pas takimit me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, para mediave potencoi qëllimin e takimit.

“Në takimin e sotëm me Ministrin Matoshi, diskutuam për rëndësinë e projekteve të BE-së në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit, me theks të veçantë në përmirësimin e mjedisit. Qëllimi jonë i përbashkët është që të rrisim përkushtimin dhe dinamikat në këtë drejtim për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes mjedisore në Kosovë. Ndërtimi i deponisë për mbetje të rrezikshme, dekomisionimi i Kosovës A dhe instalimi i filtrave për Kosovën B, janë projekte që kalojnë shumën prej mbi 100 milion euro”, potencoi Ministrja Hoxha.

Kosova nuk është duke “humbur” miliona nga BE, vuri në dukje Ministrja Hoxha.
“Më lejoni t’ju informoj që Kosova nuk ka humbur as edhe një cent të vetëm nga BE, përkundrazi, prej se kam marrë këtë post, fondet e BE-së vetëm sa janë rritur e assesi nuk janë zvogëluar.
Më pas, Ministrja foli rreth fondeve të IPA, 2016 dhe IPA 2017.

“Të dyja kontratat janë duke u zbatuar sipas planeve, jemi plotësisht brenda afateve kontraktuale dhe se Kosova nuk ka humbur as edhe një cent të vetëm në këtë drejtim. Më së largu deri kah qershori 2019, BE do të fillojë me vlerësimin e përmbushjes së indikatorëve të paraparë në këto kontrata për të filluar pastaj me ndarjen e mjeteve financiare”, potencoi Ministrja Hoxha.

Fondet e BE-së për Kosovën vetëm sa janë rritur si: IPA 2017 ka ndarë 73 milion euro, IPA 2018 ka ndarë 90.5 milion euro, kurse IPA 2019 – 2020 mbi 200 milion euro.

Përpos fondeve të IPA-s, Kosova përfiton fonde edhe nga Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor (WBIF). Vetëm në këtë raund të aplikimeve, pra raundi 21 i aplikacioneve, vlera e projekteve infrastrukturore tejkalon shumën prej 250 milion euro. Ndërtimet e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, impianteve për ujë të pijshëm dhe kolektorë të ujërave nëpër qendrat e mëdha dhe të vogla të Kosovës tejkalojnë vlerën prej 400 milion euro.

Në fund, bashkë me Ministrin Matoshi, Ministrja Hoxha u përgjigjen në pyetjet e gazetarëve të pranishëm, rreth procesit integrues, fondeve dhe projekteve të BE-së, si dhe prioriteteve në këtë fushë.

Last modified: 5 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Hoxha takoi Ministrin Matoshi: Të shtohet dinamika e realizimit të projekteve nga fondet e BE-së "

  1. sbobet777.bet thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-ministrin-matoshi-te-shtohet-dinamika-e-realizimit-te-projekteve-nga-fondet-e-be-se/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-ministrin-matoshi-te-shtohet-dinamika-e-realizimit-te-projekteve-nga-fondet-e-be-se/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-ministrin-matoshi-te-shtohet-dinamika-e-realizimit-te-projekteve-nga-fondet-e-be-se/ […]

  4. fiwfans thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-ministrin-matoshi-te-shtohet-dinamika-e-realizimit-te-projekteve-nga-fondet-e-be-se/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *