Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Pres për një zgjidhje me interes të përbashkët për deponinë

7 Mars, 2019

Prishtinë, 7 Mars 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, kryetari e Fushë Kosovës, Z. Burim Berisha, ku diskutoi çështjen e lokacionit për deponinë e materialeve të rrezikshme si një nga projektet e përbashkëta me Bashkimin Evropian.
Pas takimit, Ministrja Hoxha ka shkruar në rrjetin social se pret zgjidhje me interes të përbashkët dhe të mos humben fondet e planifikuara për këtë projekt.

Ja postimi i Ministres Hoxha:

“Në takim me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berishën, e trajtuam çështjen e lokacionit për deponinë e materialeve të rrezikshme si një nga projektet e përbashkëta me Bashkimin Evropian.

Ne jemi në rrugën integruese pa alternativë, andaj, marrja e fondeve nga BE-ja, duhet trajtuar me prioritet. Ato fonde, realizojnë disa nga prioritetet e këtij procesi sikur që është Deponia. Kosovës i duhet deponia, por, po ashtu, nuk duhet rrezikuar as siguria e qytetarëve me rastin e përzgjedhjes së lokacionit.
Pres për një zgjidhje me interes të përbashkët dhe të mos humben fondet e planifikuara për këtë projekt.”

Last modified: 5 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *