Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Përkrahim përgjegjësinë sociale korporative në funksion të procesit integrues

19 Dhjetor, 2017

Prishtinë, 19 Dhjetor 2017 –Në takimin e zhvilluar në Odën Ekonomike të Kosovës në takim të rrjetit CSR Kosova, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar rëndësinë e përgjegjësisë sociale korporatave duke vënë në dukje se iniciativa e marrë nga Rrjeti CSR Kosova do të jetë një hap tutje drejt ri-aktualizimin të kësaj teme dhe ftoi që akterët institucionalë të luajnë një rol më aktiv.

“Vëmendje e veçantë duhet kushtuar bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat. Sfidat të cilat duhen adresuar përmes përgjegjësisë sociale korporatave siç janë të drejtat e njeriut, të drejtat e punëtoreve, mbrojtja e mjedisit, luftimin e korrupsionit dhe çështjet e ndryshme të karakterit social janë po ashtu sfida edhe për sektorin publik”, theksoi Ministrja Hoxha duke shtuar se sektori qeveritar luan një rol shumë të rëndësishëm duke ndihmuar ndërmarrjet që të fuqizojnë përgjegjësinë sociale dhe ndikimi i tyre në jetën sociale të jetë në funksion të zhvillimit të vendit.

Ministrja Hoxha u ndal në rëndësinë e përgjegjësisë sociale të korporatave për procesin e integrimit evropian si dhe përkushtimin e saj për dinamizimin e procesit integrues.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se aktualisht Kosova nuk ka prioritet me të rëndësishëm se sa integrimi në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, legjislacioni dhe praktikat evropiane janë mbështetëse të fuqishme të përgjegjësisë sociale korporatave. Ne këtë aspekt, harmonizimi i legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së është detyrë dhe prioritet i yni. Në këtë aspekt, konsideroj se duhet të punojmë të gjithë së bashku për të përvetësuar legjislacionin dhe praktikat e BE-së për përgjegjësinë sociale korporatave”, theksoi Ministrja Hoxha.

Strategjia e BE-së në këtë fushë, theksoi Ministrja, bazohet në disa shtylla kryesore siç janë zgjerimi i përgjegjësisë sociale korporatave, rritja e besimit te bizneset, përmirësimi i rregullativës së brendshme të bizneseve, shpalosja e informacioneve që lidhen me çështje sociale dhe mjedisore si dhe roli i pakontestueshëm i arsimimit, hulumtimeve dhe trajnimeve për këtë temë.

Plani strategjik i hartuar nga Rrjeti CSR Kosova, ka paraparë pikat kyçe të cilat janë në linjë edhe me praktikat evropiane, potencoi Ministrja, megjithatë, konsideroj se duhet të kemi një vizion të qartë dhe të shohim se si do të ecim përpara me krijimin e një strategjie gjithëpërfshirëse në nivel vendi për përgjegjësinë sociale korporatave.

Sa më efikas dhe më të shpejt që jemi në përvetësimin e legjislacionit dhe praktikave të BE-së aq më shpejt do të mund të jemi pjesë e kësaj familje evropiane, vuri në pah Ministrja Hoxha, duke shtuar se përgjegjësinë sociale korporatave duhet ta shohim nga perspektiva e përfitimeve të shumëfishta duke filluar nga qytetarët tanë, ndërmarrjet dhe zhvillimit ekonomik të vendit në përgjithësi.

“Procesi i integrimit kërkon angazhimin e të gjithë qytetarëve, institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave. Çdo punë që bëhet në funksion përmirësimit të respektimit të drejtave të njeriut, të drejtave të punëtoreve në veçanti, mbrojtjes së mjedisit dhe luftimit të korrupsionit është në funksion të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të vendit tonë, që janë aspekte kyçe për tu bërë pjesë e vlerave të përbashkëta evropiane”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha përgëzoi iniciativën dhe shprehu përkushtimin e Ministrisë së Integrimit Evropian për t’u bërë pjesë e procesit të avancimit të përgjegjësisë sociale korporatave në Kosovë, me theks të veçantë në rëndësinë e tij për integrimin evropian.

Last modified: 9 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Hoxha: Përkrahim përgjegjësinë sociale korporative në funksion të procesit integrues "

  1. henry for sale thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-perkrahim-pergjegjesine-sociale-korporative-ne-funksion-te-procesit-integrues/ […]

  2. her response thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-perkrahim-pergjegjesine-sociale-korporative-ne-funksion-te-procesit-integrues/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-perkrahim-pergjegjesine-sociale-korporative-ne-funksion-te-procesit-integrues/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-perkrahim-pergjegjesine-sociale-korporative-ne-funksion-te-procesit-integrues/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-perkrahim-pergjegjesine-sociale-korporative-ne-funksion-te-procesit-integrues/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *