Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha në Paris: E ardhmja e Kosovës është në BE

11 Prill, 2019

Paris, 11 Prill 2019 – Nën organizimin e Shtëpisë së Evropës në Paris (Maison de l’Europe), Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha mori pjesë në diskutimin me temën: “Kosova 20 vite pas luftës dhe perspektiva e saj evropiane”, ku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe vizionin e Kosovës drejt integrimit në BE.

Kosova ka shënuar arritje në fushën e reformave, plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave, dhe mbetemi të vendosur që vazhdimisht të përmirësojmë rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ceku Ministrja.

Ne e kemi të qartë se ku po shkojmë, shtoi ajo, por ne kemi nevojë për mbështetje dhe për një qasje konstruktive nga ana e BE-së, duke qenë se vizioni ynë për të ardhmen është i lidhur ngushtë me anëtarësimin tonë në BE.

Duke shprehur nevojën për liberalizim të vizave, Ministrja Hoxha vlerësoi se ky proces do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor – sidomos në zgjerimin e mundësive për rininë tonë, si përfaqësuese e vlerave të BE-së.

Lidhur me zhvillimet e fundit në vend, Ministrja Hoxha vuri në dukje se Kosova ka dëshmuar që është një shembull i bashkëpunimit, promovuese e marrëdhënieve të mira fqinjësore, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më tej – në rrugën tonë drejt BE-së.

Në fund, Ministrja Hoxha i shprehu falënderim shtetit francez për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës para dhe gjatë procesit të shtetndërtimit, si aleat dhe partner i besueshëm.

Last modified: 5 Gusht, 2022

7 Responses to " Ministrja Hoxha në Paris: E ardhmja e Kosovës është në BE "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 22159 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-paris-e-ardhmja-e-kosoves-eshte-ne-be/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-paris-e-ardhmja-e-kosoves-eshte-ne-be/ […]

  3. hawaiian runtz thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-paris-e-ardhmja-e-kosoves-eshte-ne-be/ […]

  4. lsm99.day thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-paris-e-ardhmja-e-kosoves-eshte-ne-be/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Here you will find 51932 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-paris-e-ardhmja-e-kosoves-eshte-ne-be/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-paris-e-ardhmja-e-kosoves-eshte-ne-be/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-paris-e-ardhmja-e-kosoves-eshte-ne-be/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *