Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha në konferencën për medie: Presim rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave

28 Qershor, 2018

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur sot konferencë për medie, ku dha informacione rreth vizitës së fundit në Bruksel, takimet me euro deputetët, dhe u përgjigj në pyetjet e gazetarëve rreth liberalizimit të vizave, se a do të ndodh brenda këtij viti, zbatimin e MSA-së, reformat aktuale të pritshme nga BE-ja në vendin tonë, si dhe rreth çështjes së përkrahjes nga takimet e mbajtura në Bruksel.

 

Në Konferencë, Ministrja Hoxha ceku rëndësinë e vizitës si dhe përkrahjen që mori nga zyrtarët e Belgjikës por edhe të Parlamentit Evropian, anëtar të Komisionit LIBE, për liberalizimin e vizave.

 

Në rrjetin social, Ministrja Hoxha ka shkruar:

“Në Konferencën për medie, theksova rëndësinë vizitës në Bruksel, kërkesën time të parashtruar në takime me përgjegjësit e institucioneve të Belgjikës dhe me euro deputetët, anëtarë të Komisionit LIBE ku prezantova angazhimet, të arriturat si dhe pritjen e institucioneve dhe qytetarëve tanë të cilët padrejtësisht privohen nga lëvizja e lirë, e drejtë që presim të realizohet sivjet, deri në dhjetor.

 

Po ashtu, në takime kam theksuar se Kosova ka realizuar të gjitha 95 kriteret e domosdoshme për liberalizimin e vizave. Në bashkëpunim me të gjitha institucionet, mediat, OJQ-të, Këshillin, Komisionin dhe Parlamentin Evropian si dhe faktorët me ndikim që rekomandimi për liberalizim të vije sa më parë.

 

Falënderova me këtë rast, institucionet e angazhuara për liberalizimin e vizave, në veçanti mediat, të cilave ua sigurova transparencën e plotë të procesit, bashkëpunimin me të gjithë bartësit e përgjegjësive në proces si dhe qytetarëve që besojnë për punën tonë të vazhdueshëm deri në liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e procesit integrues.”

 

Last modified: 8 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *