Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: MSA-ja ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik

1 Prill, 2019

Prishtinë, 01 Prill 2019 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e trevjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE) me organizimin e Odës Ekonomike Amerikane mori pjesë në diskutim, duke e cilësuar zbatimin e MSA-së si sukses dhe shumë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve tanë.

“MSA-ja, paraqet marrëveshjen e parë kontraktuale në mes të shtetit tonë dhe BE-së, qëllim kryesor i së cilës janë fuqizimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit, stabiliteti institucional politik dhe ekonomik, thellimi i marrëdhënieve ekonomike me vendet e BE-së, promovimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përfshirë harmonizimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së, tranzicioni i plotë në ekonomi funksionale të tregut, gradualisht zhvillimi i një hapësire për treg të lirë në mes të Kosovës dhe BE-së, si dhe promovimi i bashkëpunimit rajonal në sajë të përmbushjes së këtyre qëllimeve”, potencoi Ministrja Hoxha.

Në mënyrë specifike për zhvillimin tonë ekonomik, ceku Ministrja Hoxha, rëndësi të veçantë kanë reformat që synojnë përmirësimin e klimës së të bërit biznes, përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së në fushën e ekonomisë — ndër të tjera, duke krijuar parakushte për konkurrencë të drejtë, rritje të investimeve të huaja, lëvizje të lirë të mallrave, qasje të bizneseve kosovare në tregun e BE-së etj.

Ministrja ceku suksesin e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si World Custom Organization (WCO) apo South East Europe Regional Council (SEERC), duke nënshkruar dhe janë në fuqi mbi 131 marrëveshje për bashkëpunim, në fusha të ndryshme.

“Një ndikim tjetër indirekt që zbatimi i MSA-së ka sjellë është edhe ngritja ekonomike. Si rezultat i MSA-së, vërehet rritje e eksportit të produkteve Kosovare, rritje të investimeve të huaja dhe rritje të numrit të bizneseve të reja” vuri në dukje Ministrja Hoxha, progresin e konsiderueshëm në përmirësimin e mjedisit afarist duke rritur rangimin e Kosovës në vendin e 40-të në botë, nga gjithsej 190 shtete.

“Gjithashtu, Kosova është i vetmi shtet Evropian në radhët e 10 shteteve më të reformuara gjatë kësaj periudhe të raportimit”, theksoi Ministrja, si dhe ndërmarrja e masave si p.sh. duke e rritur numrin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si faktorë të rëndësishëm për fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe rritja e buxhetit për më shumë se 65% në krahasim me buxhetin e vitit 2016.

Ministrja potencoi bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e BE-së, duke qenë se Kosova është vendi i dytë në botë (për kokë banori) që përfiton më së shumti ndihmë financiare nga BE nëpërmjet programeve të shumta dhe instrumentit të para anëtarësimit, duke shtuar se MSA është më shumë se forcë shtytëse për reforma drejt integrimit evropian, ajo është mundësia jonë më e mirë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Last modified: 5 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministrja Hoxha: MSA-ja ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik "

  1. clicking here thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-msa-ja-ka-ndikim-te-drejtperdrejte-ne-zhvillimin-ekonomik/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-msa-ja-ka-ndikim-te-drejtperdrejte-ne-zhvillimin-ekonomik/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-msa-ja-ka-ndikim-te-drejtperdrejte-ne-zhvillimin-ekonomik/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-msa-ja-ka-ndikim-te-drejtperdrejte-ne-zhvillimin-ekonomik/ […]

  5. luk666 thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 96642 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-msa-ja-ka-ndikim-te-drejtperdrejte-ne-zhvillimin-ekonomik/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *