Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Mirëpresim përkrahjen e Holandës për procesin integrues

30 Nëntor, 2017

Prishtinë, 30 Nëntor 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, znj. Gerrie Willems, me të cilën ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, me theks të veçantë, përkrahjen e procesit integrues të Kosovës.

Kosova ka prioritet të parë procesin integrues, ky proces ka konsensus nacional, duke zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, andaj, theksoi Ministrja Hoxha, përkrahja që na vije nga vendi mik, Holanda, është e mirëseardhur për shtetin tonë.

“Ne kemi nevojë për përkrahjen e sinqertë sikur që deri më tani ka bërë Mbretëria e Holandës, për procesin integrues euro-atlantik, me ekspertë dhe përvoja të cilat lehtësojnë këtë proces, duke siguruar zbatimin e MSA-së. Kapitujt e agjendës evropiane përfshijnë fuqizimin e sundimit të ligjit, qeverisjen, demokratizimin, zhvillimin ekonomik, fusha që vendi mik Holanda ka përvoja të jashtëzakonshme” ka theksuar ministrja Hoxha.

Ndërsa Ambasadorja Willems theksoi se zbatimi i reformave të përcaktuara në MSA dhe ERA, do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës dhe në ecjen përpara të Kosovës në agjendën evropiane, duke qenë instrumente kryesore dhe udhërrëfyese thelbësore për zhvillimin e Kosovës dhe për progresin e saj në rrugëtimin drejt Evropës.

Ambasadorja Willems, ritheksoi se ofron mbështetje të plotë të vendit të saj, në këtë proces integrues, duke theksuar se Mbretëria e Holandës mbetet përkrahëse e fuqishme e progresit në procesin integrues të Kosovës

Last modified: 9 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Hoxha: Mirëpresim përkrahjen e Holandës për procesin integrues "

  1. Boring machines thotë:

    This actually answered my downside, thanks!

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-mirepresim-perkrahjen-e-holandes-per-procesin-integrues/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *