Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha merr përkrahjen e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë për liberalizim

30 Tetor, 2018

 

Budapest, 30 Tetor 2018 – Gjatë qëndrimit zyrtar në Hungari, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u prit në takim edhe nga Z. Péter Sztáray, Sekretar i Shtetit për Çështje Evropianë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, dhe në takim Ministrja theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe pret përkrahjen e Hungarisë për liberalizim.

Ministrja Hoxha theksoi se pret nga Hungaria përkrahje për procesin integrues të Kosovës, si dhe përkrahjen gjatë votimit në Këshillin e ministrave për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Ministrja Hoxha, vuri në dukje se diplomacia hungareze, ka qenë përkrahëse e vazhdueshme e interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj, tashmë, është thelbësore të hiqet kufizimi për shtetasit e Kosovës, të vetmit vend me kufizime në lëvizjen e lirë.

Ne kemi zbatuar të gjitha kushtet e parashikuara nga udhërrëfyesi për liberalizim, të gjitha 95 kushtet, presim vlerësim pozitiv dhe përkrahje nga vendet e BE-së, në veçanti nga vendet mike të dëshmuara si Hungaria.

Z. Péter Sztáray, Sekretar i Shtetit për Çështje Evropianë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, rikonfirmoi gatishmërinë e përkrahjes për Kosovën në skenën ndërkombëtare duke cekur rëndësinë e përmbushjes së kushteve nga udhërrëfyesi, zbatimin e MSA-së dhe reformave tjera që përafrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian. Ai pret se Këshilli i Ministrave të jetë konsekuent dhe të njoh të arriturat e Kosovës, duke qenë se ka kaluar të gjitha vlerësimet e deritashme si pozitive, andaj, nuk ka asnjë pengesë që të aplikohet liberalizimi i vizave edhe për Kosovën.

Ministrja Hoxha e falënderoi mikpritësin duke cekur se Hungaria më mirë se çdo shtet e njeh migrimin ilegal dhe shtoi se Kosova tashmë nuk ndodhet as në mesin e 30 vendeve në BE me kërkesa për azil, fenomen që është ulur gati plotësisht, andaj nuk do të përbënte rrezik për vendet e BE-së.

Last modified: 8 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha merr përkrahjen e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë për liberalizim "

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 2884 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-merr-perkrahjen-e-ministrise-se-jashtme-te-hungarise-per-liberalizim/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *