Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha me Z. McAllister, BE të kryej pjesën e vet, ne kemi plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave

24 Tetor, 2018

Strasburg, 24 Tetor 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Strasburg, z. David McAllister, Kryesues i Komisionit për punë të jashtme, siguri, mbrojtje dhe të drejtat e njeriut (AFET), njëherësh raportues pranë Parlamentit Evropian, dhe me këtë rast ka diskutuar për liberalizimin e vizave.

Ministrja Hoxha kërkoi përkrahje për liberalizimin e vizave nga Z. McAllister, dhe ka theksuar se Kosova ka zbatuar rekomandimet për liberalizimin e vizave, duke zbatuar ato një nga një nga udhërrëfyesi për liberalizim.

Ministrja vlerësoi lartë angazhimin e Z. McAllister si dhe të Komisionit AFET, për inkurajimin e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, me theks të veçantë, të arriturat në përmbushjen e kushteve nga udhërrëfyesi. Fushata e filluar rreth liberalizimit, theksoi Ministrja, ka hasur në mirëkuptim tek qytetarët, duke marrë informacionet e duhura për respektimin e procesit si dhe të mirat e lëvizjes së lirë.

Ministrja Hoxha kërkoi nga z. McAllister që të procedohet sipas afateve dhe lëvizja e lirë të mos bëhet pengesë për zhvillimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Është radha e BE-së të kryej pjesën e vet pasi që ne kemi plotësuar kriteret dhe të dëshmojë se është partner kredibil – theksoi Ministrja në takim.

Last modified: 8 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *