Prishtinë, 20 Prill 2018 – Është koha e fundit që të gjithë ta kuptojnë rolin e tyre në procesin e integrimit evropian pavarësisht çfarë funksioni mbajnë. E kemi raportin për vendin dhe sfidat e identifikuara, po ashtu e kemi Agjendën Evropiane të Reformave dhe MSA-në si dokumente udhërrëfyese. Le të krijojmë një konsensus nacional për të gjitha çështjet dhe reformat që janë pjesë e këtyre dokumenteve dhe të ecim para, potencoi Ministrja Hoxha në Seancën e jashtëzakonshme kuvendore lidhur me Raportin për vendin nga Komisioni Evropian.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Seancën e jashtëzakonshme të iniciuar nga deputetët për Raportin për Vendin si dokumenti më i rëndësishëm i Komisionit Evropian për vendin, duke e konsideruar real dhe pozitiv edhe nga perspektiva krahasuese me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ministrja Hoxha ka përmendur shkurtimisht të arriturat e evidentuara aty, si Zgjedhjet e vitit 2017, Votimi në Kuvend i Ligjit për Ratifikimin e demarkacionit, Progresi në Reformën e Administratës Publike dhe rishikimit të agjencive dhe trupave të pavarura, Progresi në zbatimin e pakos ligjore të vitit 2015, Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në drejtësinë e Kosovës.
Në kuadër të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, theksoi Ministrja, është shënuar progres në trajtimin e rasteve të shënjuara, duke përfshirë vendimet e shkallës së fundit si dhe në konfiskimet preliminare, progres në luftën kundër terrorizmit, masat për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe parandalimin e qytetarëve për t’u bashkuar konflikteve në vendet e treta.
Në Kosovë, vuri në dukje Ministrja, Raporti ka cekur se ka mjedis pluralist dhe dinamik të mediave, kemi rezultate shumë të mira në fushën e zhvillimit ekonomik, është përmirësuar mjedisi i të bërit biznes, Qeveria ka respektuar rregullin fiskal për deficitin buxhetor, eksporti ka shënuar rritje, ka progres në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, masat për marrëdhëniet e mira dhe konstrukt