Varshavë, 15 Shkurt 2019 – Në prani të stafit akademik dhe studentëve ndërkombëtar të Kolegjit të parë në botë për çështje të Evropës, College of Europe në Natolin, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mbajti ligjëratë për demokratizimin dhe ri-bashkimin e Evropës.
Ne të gjithë e kujtojmë sa e vështirë ishte e kaluara, por ne gjithashtu e dimë se sa sfiduese mund të jetë e ardhmja, ceku Ministrja Hoxha.
Kosova po ecën në konsolidimin e mëtejshëm të shtetësisë së saj, vuri në dukje Ministrja Hoxha, me perspektivë të plotë të BE-së si çdo vend tjetër në rajon. Rajoni i Ballkanit po ndërton vizion të ri të së ardhmes, nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore që hap rrugën e integrimit në familjen evropiane.
Rruga drejt integrimit, kërkon përpjekjet më të forta nga ana jonë për të përshpejtuar ritmin e reformave të brendshme, potencoi Ministrja, sidomos në zbatimin e MSA-së duke vënë në pah se Kosova ka përmbushur pritshmërinë për zbatimin e MSA-së për vitin 2018.
Republika e Kosovës është i vetmi vend në Evropë me regjimin e vizave që nuk i lejon qytetarët e Kosovës të hyjnë në Zonën Shengen. Tani është në duart e Këshillit të Ministrave të vendosë për liberalizimin e vizave.
Ne kemi demonstruar se jemi shembull i bashkëpunimit rajonal, ceku Ministrja Hoxha, jemi promotor i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe faktor i paqes dhe stabilitetit.
Pas fjalimit, Ministres Hoxha iu parashtruan edhe pyetje nga studentët të cilët u interesuan për bashkëpunimin rajonal si dhe rreth sfidave të procesit integrues.
Kolegji u themelua në vitin 1949 nga figurat e mëdha evropiane si Salvador De Madariaga, Winston Churchill, Paul Henri Spaak dhe Alcide De Gasperi pas Kongresit të parë të Lëvizjes Evropiane në Hagë më 1948.
Last modified: 5 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-mban-ligjerate-per-studentet-ne-poloni-kosova-eshte-faktor-stabiliteti-ne-rajon/ […]
Hey there, You’ve done a great job. I?ll definitely digg it and personally suggest to my friends. I am confident they will be benefited from this web site.
… [Trackback]
[…] There you will find 52410 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-mban-ligjerate-per-studentet-ne-poloni-kosova-eshte-faktor-stabiliteti-ne-rajon/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 53632 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-mban-ligjerate-per-studentet-ne-poloni-kosova-eshte-faktor-stabiliteti-ne-rajon/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-mban-ligjerate-per-studentet-ne-poloni-kosova-eshte-faktor-stabiliteti-ne-rajon/ […]