Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Kosova po avancon drejt integrimit evropian, kjo është e vetmja alternativë për ne

12 Prill, 2018

Prishtinë, 12 Prill 2018 – Me ftesë të z. Daniel Server, ekspert amerikan për Ballkanin, Ministrja Hoxha morri pjesë në një diskutim në Qendrën për Marrëdhënie Trans-Atlantike, pjesë e Universitetit “Johns Hopkins”, ku diskutoi për rrugën evropiane të Kosovës, si pjesë e Strategjisë për Zgjerim.

 

Me këtë rast, Ministrja Hoxha, ri përsëriti qëndrimin e saj se rruga e Kosovës drejt BE nuk ka dilema por është mjaft e qartë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë punë të mirë në përmbushjen e kritereve që kërkohen, sidomos përmes reformave në shumë sektorë.

 

Ministrja Hoxha theksoi se publikimi i Strategjisë së BE-së për zgjerim, ka shënuar një hap të ri në rrugën integruese të Kosovës dhe se institucionet e Kosovës janë të angazhuara që të shfrytëzojnë këtë momentum dhe të përshpejtojnë rrugën drejt integrimit.

 

Ministrja, po ashtu, theksoi rëndësinë dhe pritshmëritë që kanë për procesin e liberalizimit të vizave, hap i cili do t’i afrojë më shumë qytetarët e Kosovës me Bashkimin Evropian.

 

Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin kryesisht diplomatë, ekspertë e njohës të çështjeve të Ballkanit të cilët parashtruan pyetje për Ministren Hoxha rreth procesit të integrimit të Kosovës dhe punës së institucioneve në këtë drejtim.

 

Last modified: 9 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Hoxha: Kosova po avancon drejt integrimit evropian, kjo është e vetmja alternativë për ne "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kosova-po-avancon-drejt-integrimit-evropian-kjo-eshte-e-vetmja-alternative-per-ne/ […]

  2. blote tieten thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 50709 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kosova-po-avancon-drejt-integrimit-evropian-kjo-eshte-e-vetmja-alternative-per-ne/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *