Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha kërkon më shumë përkushtim për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave

8 Nëntor, 2018

 

Prishtinë, 8 Nëntor 2018 – Në Takimin ministror për Integrime Evropiane, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Haradinaj, Ministrja e Integrimit Evropian, ka diskutuar për raportin përmbledhës të Agjendës Evropiane të Reformave ose ERA 1 si dhe prioritetet e propozuara për ERA 2.

Kryeministri Ramush Haradinaj inkurajoi institucionet ekzekutive dhe resorët ministror për realizimin e prioriteteve dhe planeve të veprimit për ERA 1 dhe angazhim të shtuar për zbatimin e prioriteteve të propozuara për ERA 2.

“Pas përmbylljes së fazës së parë të ERA-s, Kosova po kalon në etapën e dytë të kësaj agjende, duke u përafruar kështu me mekanizmat e Bashkimit Evropian. Kërkoj që ERA2 të jetë e saktë dhe me afate reale kohore në implementim. Dinamizimi i punës dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucionalë është në shërbim të përshpejtimit të rrugës sonë drejt Bashkimi Evropian”, theksoi Kryeministri Haradinaj.

Ministrja Hoxha, vlerësoi punën e bërë për ERA 1 duke vënë në dukje të arriturat dhe proceset që janë në zbatim e sipër.

Në disa veprime ka pasur progres, theksoi Ministrja Hoxha, por nuk mund të konsiderohen të përmbushura po u përmbyllur të gjitha fazat. Në rastet kur veprimet janë miratimi i legjislacionit, nuk mund të themi se veprime të tilla janë përmbushur pa u miratuar legjislacioni në Kuvend si dhe e njëjta vlen edhe për veprime të tjera, ku progresi nuk do të thotë përmbushje.

Ministrja Hoxha ka ftuar të gjithë ministrat dhe përfaqësuesit e institucioneve që të deklarohen nëse kanë ndonjë koment lidhur me raportin e ERA 1, në mënyrë që pas këtij takimi ta finalizojmë këtë raport i cili do t’i hapte rrugë fillimit të diskutimeve me Zyrën e BE-së për prioritetet e ERA 2.

Ministrat dhe përgjegjësit e dikastereve, diskutuan për angazhimin e secilit dikaster veç e veç, duke u fokusuar në kohën e mbetur për të maksimalizuar të arriturat e ERA 1 si dhe propozimet për ERA 2.

Last modified: 8 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Hoxha kërkon më shumë përkushtim për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-me-shume-perkushtim-per-zbatimin-e-agjendes-evropiane-te-reformave/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-me-shume-perkushtim-per-zbatimin-e-agjendes-evropiane-te-reformave/ […]

  3. jazz music helps you concentrate

  4. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kerkon-me-shume-perkushtim-per-zbatimin-e-agjendes-evropiane-te-reformave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *