Prishtinë, 7 Shtator 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, me ç’ rast i informoi rreth procesit dhe kërkoi përkrahje për liberalizimin e vizave.
E vetmja rrugë që shpie përpara Kosovën është procesi i integrimit në BE, zbatimi i MSA-së dhe ERA-s, theksoi Ministrja Hoxha dhe kërkoi përkrahje nga ambasadorët për realizimin sa më të shpejt të lëvizjes së lirë.
Ministrja Hoxha i njohu ambasadorët me fushatën për liberalizimin e vizave që do të zgjerohet deri në mes të shtatorit, në bashkëpunim me zyrën e Kryeministrit me përkrahjen e GIZ-it. Fushata, ceku Ministrja, do të përfshijë edhe Kuvendin dhe institucionet tjera relevante.
“Duhet të japim më shumë informata për shtetet skeptike të BE-së. Prandaj, së shpejti presim ta bëjmë një informim të detajuar me fokus në reformat për sundimin e ligjit, statistikat e migrimit, menaxhimin e kufijve dhe të drejtat e njeriut”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se jemi gati të ofrojmë gjithë bashkëpunimin e mundshëm për të siguruar vendet anëtare të BE-së se liberalizimi i vizave nuk do të keqpërdoret, por edhe duke i njohur ata për domosdonë e lëvizjes së lirë.
Në fund u zhvillua diskutim me ambasadorët, të cilin Ministrja Hoxha e vlerësoi si tepër inkurajues, dhe mirëpret përkrahjen e ambasadorëve duke konkretizuar fushatën e Ministrisë së Integrimit Evropian me intensifikim të aktiviteteve për finalizimin sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë. – See more at: https://www.mei-ks.net/sq/lajmet-mei/ministrja-hoxha-kemi-filluar-fushatn-pr-vetdijesimin-e-qytetarve-pr-liberalizimin-e-vizave#sthash.diHxCSWb.dpuf
Last modified: 8 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-kemi-filluar-fushaten-per-vetedijesimin-e-qytetareve-per-liberalizimin-e-vizave/ […]