Prishtinë, 22 shtator 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, sot, kryesuan takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian për të diskutuar procesin e integrimit evropian të Kosovës, respektivisht, Zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).
Në takim, ministrat dhe drejtuesit ekzekutiv përkatës folën për të arriturat dhe sfidat në kuadër të zbatimit të agjendës evropiane. Njëkohësisht, u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet respektive dhe ministritë e linjës. Po ashtu, u diskutua edhe për objektivat e identifikuara si më prioritare që duhen të përmbushen në afat sa më të shkurtër për plotësimin e kritereve.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj tha se: “Para pak kohësh, ju drejtohem kolegëve tanë ministra, ju kam drejtuar me letra ministrave përkatës dhe kërkesat që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane që buron nga MSA-ja, e cila për ne është obligim. Kosova duhet në afatin kohor që ka përpara vetes të implementoj këto detyra qeverisëse. Ministrat duhet të vijnë me raportim preciz, por edhe institucionet tjera që ju takojnë detyra, në mënyrë që ne të mund të vërtetojmë që zbatimi i MSA-së është proces që po ndodh”.
Ndërsa, Ministrja Hoxha theks të veçantë vuri mbi rëndësinë që ka procesi integrimit evropian pasi që kjo nuk është alternativë por është rrugë e vetme të cilën e kemi zgjedhur dhe ne duhet t’i kryejmë detyrat tona në mënyrë që të shënojmë progres. Në këtë aspekt prioritet i yni është kryerja e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane, tha ndër të tjera Ministrja Hoxha.
“Roli i Këshillit Ministror është jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë proces dhe kemi shumë punë për të bërë sidomos duke pasur parasysh faktin se Këshilli nuk është mbledhur që nga muaji maj i vitit 2013, si dhe duke marrë parasysh faktin se jemi vonë dhe kemi përmbushur shumë pak nga obligimet e Agjendës së Reformave”, theksoi Ministrja Hoxha.
Sa i përket Programeve të BE-së, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kornizë, Ministra Hoxha theksoi se institucionet e Kosovës kanë marrë vendim të aplikojë për anëtarësim në 4 programe. Do të sigurohem se janë ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm për të përfunduar negociatat e anëtarësimit në ERASMUS, COSME, Evropa për Qytetarët dhe Evropa Kreative. Pjesëmarrja në këto programe do të ofroj studentët, akademinë, bizneset, shoqërinë civile dhe komunitetin artistik dhe krijues edhe më afër Bashkimit Evropian, theksoi Ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha po ashtu foli edhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit përmes së cilës Kosova për herë të parë hyri në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, dhe kjo duhet konsideruar jo vetëm si sukses por, të jetë edhe shtytje që e njëjta të implementohet suksesshëm dhe të vazhdohet rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu, edhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes Kornizë për Qasje në Programet e BE-së e cila poashtu hapi dyert e bashkëpunimit të mëtejmë dhe rikonfirmon Bashkimin Evropian si partnerin më të madh zhvillimor për Kosovën.
“Do të ndërmarr të gjitha masat për të siguruar se të gjitha institucionet, veçanërisht Ministritë të jenë të vetëdijshme për prioritetet e tyre si dhe për të ofruar përkrahjen e MIE-së në kuadër të këtij procesi. Me këtë rast ju lus që të punojmë së bashku dhe secila Ministri të kryejë në afat sa më të shkurtër obligimet që dalin nga prioritetet e ERA”, theksoi Ministrja Hoxha.
Më pastaj, raportuan ministrat e ministrive përkatëse, drejtuesit e agjensive si dhe përgjegjës institucional, përgjegjës për segmentet e caktuara për procesin integrues.
Last modified: 10 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-integrimi-nuk-eshte-opsion-eshte-rruga-jone-e-vetme/ […]