Prishtinë, 4 Maj 2018 – Në shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë, nën moton Demokracia më e re evropiane: Pavarësia, Pluralizmi Integrimi, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, theksoi se “Kosova duhet të fokusohet në fuqizimin e sundimit të ligjit, sigurinë dhe migracionin, zhvillimin social dhe ekonomik si dhe marrëdhëniet me shtetet fqinje”.
Në këtë përvjetor jubilar, të organizuar nga Ambasada gjermane, takimin e hapi Ambasadori Christian Heldt ku morën pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj, ish presidentja Jahjaga, personalitete të shquara vendore dhe trupi diplomatik.
Ministrja Hoxha, në fjalën e saj, theksoi se Gjermania për Kosovën është partner shumë i rëndësishëm dhe ndër zërat më të fuqishëm që promovon integrimin evropian të shtetit tonë.
“Gjatë 10 viteve të fundit ne kemi kaluar nëpër një tranzicion ekonomik, politik dhe shoqëror, por gjatë këtij udhëtimi ishte një gjë që ne ishim gjithmonë të bashkuar si një vend dhe kjo është perspektiva evropiane”, theksoi Ministrja Hoxha.
Një nga sfidat me të cilat ballafaqohemi vitet e fundit, theksoi Ministrja Hoxha, është liberalizimi i vizave, edhe pse ka vështirësi, kjo nuk i bëri njerëzit tanë të kenë dyshime në vlerat evropiane dhe të punojnë shumë për t’u bashkuar dhe për t’i respektuar këto vlera.
“Kemi arritur progres por ende mbetet shumë punë për tu bërë në rrugën tonë drejt integrimit. Një pjesë e rëndësishme këtij progresi është nënshkrimi i MSA-së, marrëdhënies së parë kontraktuale me BE-në”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se MSA-ja ndihmon në zbatimin e standardeve evropiane në fusha të ndryshme si dhe në zhvillimin ekonomik.
Vëmendje të veçantë i kushtohet asistencës financiare që marrim nga BE-ja, si prioritet kemi përkrahjen për sistemin gjyqësor dhe prokurorial, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sektorit bujqësisë, arsimit, përmirësimit ambientit dhe sigurimit të qëndrueshem të energjisë elektrike në përputhje me standardet evropiane.
“Të gjitha fushat në të cilat Strategjia e Komisionit Evropian kërkon fokus dhe përparim, janë të domosdoshme për Kosovën. Fakti se këto fusha janë përmendur shprehimisht duhet të mobilizoj institucionet për punë më intensive për reforma”, theksoi Ministrja Hoxha, duke besuar fuqishëm se Kosova nuk duhet të ketë prioritet më të rëndësishëm se procesin integrues, e ardhmja e vendit tonë është integrimi në familjen evropiane.
Last modified: 9 Gusht, 2022
https://rebrand.ly/55421a http://glowackiubezpieczenia.pl https://rebrand.ly/0338dd https://bit.ly/3wpQknI http://ubezpieczenia-on-line.pl https://cutt.ly/tHvvVnv https://bit.ly/3MnBepI http://ubezpieczeniaaut.com.pl https://is.gd/1dP0So https://tinyurl.com/2p83wea8
https://is.gd/N0bbOs https://cutt.ly/PHvcD2y http://ubezpieczsieznami.pl http://ubezpieczsieznami.pl http://ubezpieczsieteraz.pl http://Ubezpieczbowarto.pl/ https://is.gd/Rr6TdV https://Cutt.ly/THvc0u2 http://ubezpieczenia-warszawa.com.pl http://ubezpieczrodzine.pl
is.gd tinyurl.com Is.gd
bit.ly https://rebrand.ly/ Cutt.ly https://bit.ly/3yFXjMa http://ubezpieczenialekarskie.pl/
https://is.gd/ tinyurl.com cutt.ly bit.ly Cutt.ly https://bit.ly/3weAI7J https://bit.ly/3leo8Pr rebrand.ly
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-integrimi-evropian-prioriteti-yne-kryesor/ […]
My coder is trying to convince me to move to .net from PHP. I have always disliked the idea because of the costs. But he’s tryiong none the less. I’ve been using Movable-type on several websites for about a year and am concerned about switching to another platform. I have heard excellent things about blogengine.net. Is there a way I can import all my wordpress posts into it? Any kind of help would be greatly appreciated!