Prishtinë, 5 Maj 2018 – Me rastin e Ditës së Evropës, më 7, 8 dhe 9 Maj, Ministria e Integrimit Evropian, do të organizoj një sërë aktivitetesh, dedikuar kësaj dite, si përkushtim ndaj prioritetit qeveritar, shoqëror e institucional në Republikën e Kosovës, integrimin euro-atlantik.Dita e parë, më 7 Maj pritet të filloj me një ligjëratë të Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me temën: Arsimimi dhe Erasmus+.
Më pastaj, do të mbahet një Koncert me muzikë klasike nga shkollat e muzikës të komunave të ndryshme si dhe aktivitetin: Integrimi evropian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave.Në ditën e dytë, do të zhvillohet një Bashkëbisedim me rininë, me temën: Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës.
Ministrja Hoxha do të vizitoj aktivitetin e grave në shesh, ndërsa do të ketë koncert të korit të fëmijëve “Okarina”. Po ashtu, në ditën e tretë, bëhet Ndarja e çmimeve për gazetarë rreth temës së Integrimit evropian, Ndarja e çmimeve për nxënësit e shkollave të mesme për esetë rreth Ditës së Evropës si dhe Ndarja e mirënjohjeve për gratë ndërmarrëse.
Aktivitetet zhvillohen në Bibliotekën Kombëtare, Institutin e Historisë, sheshin “Zahir Pajaziti” etj. Pjesëmarrës në këto aktivitete janë të përfshira disa institucione, kryesisht me pjesëmarrës të rinj si dhe institucionet relevante ndërkombëtare në Kosovë.
Last modified: 9 Gusht, 2022