Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Donacionet vetëm në vitin 2016 janë 174 milion Euro

20 Tetor, 2017

Prishtinë, 20 tetor 2017 – Sot, në mbledhjen e Qeverisë, Ministrja Dhurata Hoxha prezantoi raportin vjetor të donatorëve, që për vitin 2016, kap shumën e përgjithshme të asistencës prej 174 milion Euro.

Të dhënat tregojnë se sektori që ka pranuar më shumë ndihmë në aspektin e fondeve të disbursuara është:

Qeverisja dhe Shoqëria Civile me mbi 57 milion Euro ose 30%, e të gjithë asistencës zhvillimore të ofruar për Kosovë në vitin 2016.

Sektorët tjerë që kanë pranuar asistencë të konsiderueshme përfshijnë Ujin dhe Kanalizimin me 24 milion Euro, Arsimi me 17.6 milion Euro, Infrastruktura dhe shërbimet tjera Sociale me 10 milion Euro dhe Biznes dhe Shërbime të tjera me 9.5 milion Euro.

Donatori më i madh vazhdon të jetë Bashkimi Evropian, i cili raportohet të ketë kontribuar rreth 61 milion Euro gjatë periudhës raportuese. Donatori i dytë më i madh është Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka disbursuar 33.6 milion euro, pasuar nga Gjermania me rreth 19 milion euro gjatë vitit të njëjtë.

Po ashtu, përkrahja finanicare është bërë edhe në komuna, fondet e përgjithshme të alokuara për 38 komunat e Kosovës ka arritur shumën 52.7 milion Euro.

Ministrja Hoxha falënderoi të gjithë donatorët për asistencën e tyre për institucionet e Republikës së Kosovës, e cila asistencë po ndihmon reformat dhe zhvillimin e mëtejmë të institucioneve dhe vendit tonë, por gjithashtu theksoi nevojën për koordinimin sa më të mirë të donatorëve që të reflektojnë ndaj prioriteteve të Qeverisë dhe përmbushjen e planit të punës së Qeverisë.

Last modified: 9 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *