Integrimi Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha takoi krye diplomatin e Maqedonisë, Nicola Dimitrov

11 Nëntor, 2017

Shkup, 11 nëntor 2017 – Në takim u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të dy shteteve fqinjë por në të njëjtën kohë u potencua nevoja e diplomacisë maqedonase në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“Kosova ende e ka të nevojshme mbështetjen e diplomacisë së Maqedonisë sa i përket rrugëtimit drejt familjes evropiane por edhe tek njohja e shtetësisë së Kosovës nga ato vende të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nicola Dimitrov konfirmoi bashkëpunimin e shtetit të tij me Kosovën edhe më tej.

“Maqedonia si shtet fqinj, do të jetë çdo herë përkrah Kosovës në politikën e jashtme por edhe për ta ndihmuar shtetit e juaj në rrugën drejtë integrimit evropian për Kosovën”, deklaroi ministri Dimitrov.

Last modified: 9 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *