Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim delegacionin Finlandez

6 Maj, 2013

Prishtinë, 6 maj 2013 – Sot, Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim delegacionin e kryesuar nga Nënsekretarja e Shtetit Finlandez, Znj. Anne Sipiläinen, e cila është përgjegjëse për bashkëpunimin dhe zhvillimin e politikave për Qeverinë Finalandeze. Në takim u diskua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve; subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe në veçanti avancimin e perspektivës Evropiane të Kosovës.

Progresi i Kosovës në kuadër të përmbushjes së kritereve për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ishte tema që u shtjellua në detaje. Në aspektin e proceseve të zhvillimit dhe kooperimit, Finlanda e konsideron Kosovën shtetin më të rëndësishëm partner në Ballkanin Perëndimor, prandaj edhe interesimi i delegacionit Finalndez ishte që të identifikohet dhe të sigurohet mbështetja e duhur për Kosovën për të avansuar sa më shumë në rrugën drejt integrimit në BE.

Nga ana e sajë Ministrja Çitaku informoj delegacionion mbi progresin në katër fushat e identifikuara në Studimin e Fizibilitetit për fillimin e negocimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe për rekomandimin e shteteve anëtare që dialogu i MSA-së të fillojë. Ajo vazhdoi për të thënë se “Kjo e përmbushë një premtim të vjetër për një perspektivë Evropiane për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e sajë. Dhe se, ne e dijmë që ky është vetëm një fillim dhe mbetet shumë për të bërë, por duke e parë përgatitjen dhe punën tonë për të përmbushur kriteret afatshkurtëra në këta muajt e fundit unë mbetem jashtëzakonisht optimiste”. Ministrja poashtu nënvizoi përkushtimin e Qeverisë dhe tha se tani mbetet në dinamiken e punës së institucioneve të Bashkimit Evropian që sa më parë të japin mandatin negociues Komisionit Evropian.

Nga ana tjetër, Nënsekretarja Sipiläinen theksoi se ajo dhe Qeveria Finlandeze janë të bindur që sipas kësaj dinamike të punës, institucionet e Kosovës do të fillojn së shpejti negociatat për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi, si dhe shprehu përkushtimin e sajë dhe të shtetit të Finlandës për të vazhduar përkrahjen për Republikën e Kosovës, në të gjitha proceset. Poashtu, znj. Sipiläinen vlerësoj lart anagzhimet e Ministrisë së Integrimit drejt koordinimit të donatorëve në pjesën veriore të Kosovës.

Poashtu, Ministrja Çitaku falenderoj znj. Sipiläinen për përprahjen e zhvillimit institucional të Ministrisë së Integrimit, me ç’rast gjatë javëve në vijim 10 zyrtarë të MIE-së do të zhvillojn një vizitë studimore në institucionet e Finlandes. Poashtu, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Finlandes janë dakorduar për të zbatuar një projekt binjakëzimi në vlerë prej 1 milion EURO, me përkrahjen e Komisionit Evropian,  për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në shfrytëzimin e fondeve të BE-së.

Në fund, Ministrja Citaku tha: ”Sa herë që takohem me ndonjë delegacion Finlandez nuk mund të mos e përmend Presidentin e urtë Ahtisaari dhe kontributin e tij të pa zëvendësueshëm në shtet-formimin e Republikës së Kosovës, dhe në nje menyrë Presidenti Ahtisaari është bërë sinonim i pavarësisë së Kosovës.”

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Çitaku priti në takim delegacionin Finlandez "

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-delegacionin-finlandez/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-delegacionin-finlandez/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-delegacionin-finlandez/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *