Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja çitaku priti ambasadorin e italisë në kosovë z. FERRARESE

22 Tetor, 2013

Prishtinë 22 tetor, 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku priti në takim njohës Ambasadorin e posaemëruar të Italisë në Kosovë, z. Andreas Ferrarese.

Me Ambasadorin Ferrarese, Ministrja Çitaku ka diskutuar për zhvillimet më të fundit në vend, si dhe për avansimin e Kosovës me agjendën Evropiane.

Ministrja Çitaku shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që Italia ka dhënë posaqërisht në këto katërmbëdhjetë vitet e fundit, gjë që po vazhdon të japë tani për një zhvillim demokratik të Kosovës. Poashtu, edhe në përkrahjen e vazhdueshme me procesin e integrimit Evropian të vendit tonë.

Gjatë takimit, Ministrja Çitaku tha se: “Pa mbështetjen tuaj Kosova do ta kishte shumë më vështirë arritjen në këtë pozitë ku është tani, dhe se Italia ka qenë një ndër mbështetëset kryesore në rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë, dhe tani është mbështetësi kryesorë në rrugëtimin tonë, pashtu të gjatë drejt integrimit Evropian duke marrë parasysh se Integrimi Evropian është prioritet i Qeverisë së Kosovës, përkushtimi ynë është maksimal pasiqë ky proces do të kërkojë shumë reforma, procese të brendshme transorfmimi ku shumë prej të cilave nuk do të jenë të lehta, dhe as popullore, por është një bazë e qëndrueshme për të ndërtuar sistem demokratik, stabil dhe efektiv të qeverisjes”.

Nga ana e tijë Ambasadori Italian, z. Ferrarese tha se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në rajon dhe ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke rikonfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Italisë për shtetin e Kosovës. Me këtë rast Ambasadori Ferrarese tha se: ”Qeveria Italiane do të vazhdoj përkrahjen për Kosovën  në rrugën e saj drejt integrimit Evropian dhe avancimin ekonomik dhe social, në mënyrë që edhe Kosova në një të ardhme të afërt ti bashkohet familjes së madhe Evropiane”. 

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

6 Responses to " Ministrja çitaku priti ambasadorin e italisë në kosovë z. FERRARESE "

  1. go x app thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadorin-e-italise-ne-kosove-z-ferrarese/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 70223 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadorin-e-italise-ne-kosove-z-ferrarese/ […]

  3. stapelstein thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 29810 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadorin-e-italise-ne-kosove-z-ferrarese/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you can find 95844 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadorin-e-italise-ne-kosove-z-ferrarese/ […]

  5. … [Trackback]

    […] There you can find 61144 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadorin-e-italise-ne-kosove-z-ferrarese/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ambasadorin-e-italise-ne-kosove-z-ferrarese/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *