Të nderuar përfaqësues të medieve ju falenderoj për ardhje.
Dje krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë aprovuar hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stablilizim Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Republikës Kosovës.
Gjate më shume se një dekade, Republika e Kosovës është ballafaquar me shumë sfida. Kemi kaluar një rrugë të gjatë. Duke dalur nga lufta për liri nga një regjim tiranik, dhe duke ndërtuar një demokraci funksionale, me institucione të qëndrueshme dhe ekonomi të lirë të tregut, ku liria e fjalës, fesë, dhe të drejtat e tjera themelore janë të garantuara. Ky nuk ka qenë rrugëtim i lehtë. Megjithatë, ne ia arritëm.
Sot, ne jemi para një agimi të ri për Republikën e Kosovës. Një epoke të re. Një epoke të integrimit Evropian.
MSA-ja është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian që ofron perspektivë të qartë drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Përmes marrëveshjes, të dy palët do të bëjnë zotim të ndërsjellët: nga njëra anë, vendi jonë për të ndërmarrë reforma edhe më të thella, dhe nga ana tjetër BE-ja do të ofroj mundësi reale për anëtarësim.
E përshëndes këtu edhe konfirmimin nga ana e Komisionerit Stefan Fule që Komisioni ka pranuar një mandat të gjerë për për negociuar një MSA me të gjitha elementet e sajë, përfshirë dialogun politik, cështjet e zhvillit ekonomik dhe aspektin tregtar, pjesët që kanë të bëjnë me Drejtësi, Liri dhe Siguri si dhe një sërë cështjesh tjera të rëndësishme.
Po ashtu, kjo marrëveshje paraqet kornizë ligjore që ofron stabilitet dhe siguri për investitorët, dhe si e tillë krijon bazë të shëndoshë për investime të huaja direkte dhe gjenerimin e vendeve të punës.
Nisja e negociatave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian përfundimisht ankoron procesin integrues të Kosovës dhe po ashtu konsolidon edhe më tutje pozitën juridike ndërkombëtarë të shtetit tonë.
MSA-ja paraqet një hap më afër arritjes së statusit të vendit kandidat, i cili do të mundëson kornizë më të gjerë për përfitime nga asistenca financiare e BE-së.
Te nderuar,
Në kuadër të historikut të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, negociatat kanë zgjatur mesatarisht 1-3 vite. Por ne jemi të gatshëm qw kwtw marwveshje ta negociojmë nw njw afat tw shkurtër kohorw.
Sidoqoftë, Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të negociatave do të udhëhiqet bazuar në parimet e interesit te përgjithshëm shoqëror për përshpejtimin e agjendës Evropiane dhe interesave ekonomik për të mbrojtur ekonominë vendore.
Hapja e negociatave e gjen Qeverinë e Republikës se Kosovës tw përgatitur. Në dhjetor të vitit të kaluar është miratuar Plani i Veprimit për MSA. Ne muajin shkurt, ne kemi miratuar strukturën negociuese dhe qe disa muaj jemi në fazen intenzive të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve shtetërore. Janë përmbushur kriteret afatshkurtra në fushat e sundimit të ligjit, administratës publike, çështjeve tregtare dhe mbrojtjes së komuniteteve pakicë. Pra, vendimi i djeshem i Keshillit Evropian per nisjen e negociatave per Marreveshjen Stabilizim Asociimi nuk eshte nje dhurate qe po i behet institucioneve te Kosoves, por eshte rezultat dhe meritë e përmbushjes te kritereve strikte.
Të gjitha këto janë meritë e institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe tërë spektrit politik, njëherit kjo konfirmon progresin e arritur në ndërmarrjen e reformave politike, ekonomike dhe juridike në Republikën e Kosovës.
FUND
Last modified: 16 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Here you will find 78217 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ne-konferencen-per-shtyp-lidhur-me-vendimin-e-keshillit-evropian-per-nisjen-e-negociatave-per-msa/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ne-konferencen-per-shtyp-lidhur-me-vendimin-e-keshillit-evropian-per-nisjen-e-negociatave-per-msa/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ne-konferencen-per-shtyp-lidhur-me-vendimin-e-keshillit-evropian-per-nisjen-e-negociatave-per-msa/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ne-konferencen-per-shtyp-lidhur-me-vendimin-e-keshillit-evropian-per-nisjen-e-negociatave-per-msa/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ne-konferencen-per-shtyp-lidhur-me-vendimin-e-keshillit-evropian-per-nisjen-e-negociatave-per-msa/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 27360 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ne-konferencen-per-shtyp-lidhur-me-vendimin-e-keshillit-evropian-per-nisjen-e-negociatave-per-msa/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ne-konferencen-per-shtyp-lidhur-me-vendimin-e-keshillit-evropian-per-nisjen-e-negociatave-per-msa/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ne-konferencen-per-shtyp-lidhur-me-vendimin-e-keshillit-evropian-per-nisjen-e-negociatave-per-msa/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ne-konferencen-per-shtyp-lidhur-me-vendimin-e-keshillit-evropian-per-nisjen-e-negociatave-per-msa/ […]