Me këtë rast Ministrja Ahmetaj në një përshkrim të shkurtër, njoftoi të pranishmit për zhvillimet aktuale në Kosovë, agjendën Evropiane dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve tona.
Ministrja Ahmetaj tha se:”Në Kosovë ekziston një konsensus ndërpartiak, dhe përkrahje gjithëpopullore për procesin e integrimit Evropian të Kosovës. Ky binom i ka kontribuar ecjes përpara të proceseve kyçe pasiqë integrimi Evropian prekë të gjtiha sferat e një shoqërie dhe një shteti. Ndërsa për avancimin e Kosovës me agjendën evropiane nevojitet përkrahje e vazhdueshme ndërkombëtare veçaneërisht nga Gjermania si shtet mik i Kosovës. Kontributi i Gjermanisë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale për të menaxhuar me procesin e integrimit Evropian është i nevojshëm dhe si i tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Populli i Kosovës është falënderues popullit dhe shtetit Gjerman për kontributin e vazhdueshëm”, tha ndër të tjera Ministrja Ahmetaj.
Poashtu, gjatë takimit u diskutua për çështjet kyçe me agjendën evropiane të cilat e presin qeverinë e re, e që janë; ratifikimi në Kuvend i demarkacionit me Malin e Zi, dhe vazhdimi i pakompromis i luftimit të krimit dhe korrupsionit.
Nga ana e tyre, deputetet e parlamentit të Baden-Württemberg shfaqën interesim të shtuar për planet për zhvillimin ekonomik të vendit, uljen e papunësisë, shërbimet shëndetësore, sikurse edhe për zhvillimet tjera në rajon.
Gjithashtu, temë me interes për ta ishte edhe kontributi i kontigjentit ushtarak Gjerman, në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e paqës dhe stabilitetit në Kosovë.
Ndër konstatimet e tyre ishte se rritja ekonomike e vendit esht celesi i zhvillimit të përgjithshëm të vendit, ekonomisë, arsimit, politikës dhe demokracisë.
Last modified: 17 Gusht, 2022