Prishtinë, 16 shkurt 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj, priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi.
Ndër takimet e para të cilat realizoi Ministrja Ahemtaj ishte edhe takimi me Amabsadorin Italian në Kosovë Z. Sardi , me të cilin diskutoi për proceset të cilat ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, nga zhvillimi i politikave gjeostrategjike, zhvillimet në rajon dhe deri tek lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.
Me të filluar takimi, Ministrja Ahmetaj e falënderoi Amasbadorin Italian për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë Italia për Kosovën si në zhvillimin e vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ajo, poashtu njoftoi Ambasadorin Sardi për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht avancimit të Kosovës në zbatimin e MSA-së dhe sfidat të dala në proces. Ministrja Ahmetaj potencoi se: ”Ambiciet e Kosovës dhe institucionit tanë janë që të arrijë implementim sa më të sukseshsëm të Marrëveshjes së Stabilzim Asociim pasiqë kjo do të ndikoj drejtëpërdrejt në përmirësimin e e jetës së qyetarëve të Kosovës, studentëve dhe do të lehtësoj apo përmirësoj ambientin e të bërit biznes”.
Nga ana e tijë Amabsadori Sardi e përgëzoi Ministren Ahmetaj për emërimin në pozitën e re dhe shprehu bindjen e tijë për një bashkëpunim të sukseshëm. Ai vazhdoi për të thënë se do të jetë i përkushtuar në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Poashtu, konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të Qeverisë Italiane për Kosovën dhe posaçërisht për procesin e integrimit evropian pasi që është një metodë e mirë për konsolidim të shtetit demokratik.
Last modified: 10 Gusht, 2022