Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit integrues

20 Shkurt, 2017

Prishtinë, 20 shkurt 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj ishte pjesë e panelit në Samitin e Komisioneve parlamentare për Punë të Jashtme, i cili u organizua sot në Prishtinë. Respektivisht, Ministrja Ahmetaj i’u drejtua panelit: “Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare/tejkalimi i barrierave politike të rajonit”, ku potencoi rënëdësinë e debatit për bashkëpunim ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor në kuadër të prcoesit të integrimit Evropian.
Në fjalimin e sajë Ministrja Ahmetaj theksin e vuri tek e ardhmja e përbashkët e Ballkanit Perëndimorë, që është integrimi në Bashkimin Evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit në mënyrë që ta përforcojmë dhe përshpejtojmë procesin e anëtarësimit në BE, për të gjithë rajonin.

“Bashkëpunimi rajonal, dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë gurëthemel i Procesit të Stabilizim Asociimit dhe kjo është e artikuluar qartë në marrëveshjet kontraktuale të secilit vend me BE-në. Integrimi në BE do të duhej të ishte forca tërheqëse apo katalizatori që në një formë i obligon shtetet e Ballkanit Perëndimorë për një bashkpunim të ndërsjellë, çdo herë duke qenë shtetet anëtare të BE-së garant të këtij bashkpunimi” tha ndër të tjera Ministrja Ahmetaj.

Në vazhdim ministrja Ahmetaj nënvizoi disa nga projektet e përbashkëta ku është i përfshirë i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimorë, sikurse edhe Kosova, duke spikatur procesin e Berlinit, apo “Western Balkans 6” si një nismë rajonale e ndërlidhur me zgjerimin e BE-së. Sikurse edhe shembuj tjerë kur procesi i integrimit evropian ka sjellë rezultate në tejkalimin e dallimeve mes shteteve në rajon.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministrja Ahmetaj nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit integrues "

  1. uniccv thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-nenvizon-rendesine-e-bashkepunimit-rajonal-ne-kuader-te-procesit-integrues/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-nenvizon-rendesine-e-bashkepunimit-rajonal-ne-kuader-te-procesit-integrues/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-nenvizon-rendesine-e-bashkepunimit-rajonal-ne-kuader-te-procesit-integrues/ […]

  4. Stephenson thotë:

    I’m not that much of a online reader to be honest but your sites really
    nice, keep it up! I’ll go ahead and bookmark your website to come back later on. All the best

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *