Integrimi Evropian

Ministrja Ҫitaku dhe Minsitri Rexhepi u takuan me Komisioneren e BE-së në lidhje me Liberalizim e Vizave

13 Shkurt, 2014

Bruksel, 13 shkurt 2014. – Sot në Bruksel, Minsitrja për Integrim Evropian, znj.Vlora Ҫitaku dhe Ministri për Punë të Brendshme, z.Bajram Rexhepi takuan Komisioneren e BE-së për Punë të Brendshme, znj.Cecilia Malmström. Fokusi i takimit të sotëm ishte mbi zhvillimin e dialogut për Liberalizim të Vizave mes BE-së dhe Kosovës.

Ministrat e njoftuan Komisioneren për zhvillimet e shumta në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për secilën nga fushat e udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave. Kryesisht  u prezantuan të arriturat në fushën e riatdhesimit, riintegrimit, menaxhimit të integruar të kufirit, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. U diskutua edhe për Migrimin e parregullt dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi jonë. Në këtë drejtim u bisedua për punën e përbashkët në javët dhe muajt në vazhdim dhe u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm ndaj këtij procesi të rëndësishëm.

Ministrat kërkuan nga Komisionerja që të dinamizohet më shumë shkëmbimi mes Kosovës dhe BE-së për të shënuar zhvillimet e arritura dhe të përmbyllet sa më shpejtë procesi me rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovë bazuar në përmbushje të kritereve teknike.

Si hap i radhës u tha që gjatë muajit mars do të arrij një mision i ri ekspertësh të BE-së për të bërë vlerësimin në fushat e mbetuara të udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave.

Pamje nga takimi:

Linku#

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Ҫitaku dhe Minsitri Rexhepi u takuan me Komisioneren e BE-së në lidhje me Liberalizim e Vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ҫitaku-dhe-minsitri-rexhepi-u-takuan-me-komisioneren-e-be-se-ne-lidhje-me-liberalizim-e-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *