Integrimi Evropian

Ministri Çollaku udhëton zyrtarisht për në Strasburg

12 Prill, 2016

Prishtinë, 12 prill – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, udhëton sot për në Strasburg, ku do të zhvillojë  takime bilaterale me komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, z. Johannes Hahn si dhe deputet të Parlamentin Evropian me të cilët do të diskutojë për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës, me theks të veçantë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët. Këto takime janë vazhdimësi e takimeve zyrtare që ministri Çollaku është duke i zhvilluar me diplomatë evropian dhe përfaqësues të BE-së lidhur me këto procese.

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *