Integrimi Evropian

Ministri Çollaku takohet me ambasadoren e Estonisë Eve-Külli Kala

15 Mars, 2016

Prishtinë, 15 mars 2016 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Estonisë në Austri, jorezidente për Kosovën, znj. Eve-Külli Kala.

Palët diskutuan për zhvillimet e fundit në kuadër të agjendës evropiane të Kosovës duke u fokusuar në procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Çollaku, informoi diplomaten estoneze se Kosova ndodhet në fazën finale të përmbylljes së këtij procesi, pasi që ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe se pritet që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në Zonën Schengen.

Po ashtu foli edhe për përgatitjen e institucioneve vendore për zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila pritet të hyj në fuqi me 1 prill.

Lidhur me këtë ambasadorja e Republikës së Estonisë,  znj. Eve-Külli Kala, përgëzoi ministrin Çollaku, duke ofruar përvojën e shtetit të saj në zbatim të MSA-së.

Njëkohësisht ambasadorja Kala, përsëriti qëndrimin përkrahës të shtetit të saj për liberalizimin e vizave për kosovarët si dhe në përgjithësi për agjendën evropiane të Kosovës.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *