Prishtinë, 20 mars 2015 – Intevistë/Ministri Çollaku për Radio Kosova e Lirë.
RKL: z. Çollaku, një ndër synimet themelore të ministrisë qëdrejtoni, është edhe përshpejtimi i proceseve euro-integruese. Ku ështëKosova për momentin në këto përpjekje?
Çollaku: Pajtohem, megjithëse procesi i integrimit evropian është procesi reformimit dhe transformimit në mënyrë që Kosova të përafrohet meBashkimin Evropian dhe nuk është vetëm një garë e shpejtësisë. Në radhëtë parë është cilësia e punës që e bëjmë si në përafrimin elegjislacionit me atë të BE-së te zbatimi i tyre, harmonizimi ipolitikave dhe përvetësimin e standardeve etj. Sa i përket asaj se kujemi, tani për tani do të theksoja se jemi në prag të një faze të re kumarrëdhënia mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian është duke kaluar në njërealitet kontraktual përmes finalizimit dhe hyrjes në fuqi tëMarrëveshjes për Stabilizim Asocim. Siç e dini, kjo nënkupton një zotimdhe obligim i ndërsjellë për përmbushjen e dispozitave të kësajmarrëveshje të drejtuara kah realizimi në praktikë i perspektivësEvropiane të vendit, pra qëllimit të anëtarësimit të Kosovës në BE.
RKL: Çështja e procesit të liberalizimit është aktualizuar sërish,kësaj radhe duke shpërfaqur një varg vështirësish prej migrimit ilegalgjatë dy muajve të parë të vitit 2015. Në opinion vazhdon të ketëopinione kundërthënëse në këtë drejtim. A ka gjasë që ky proces tëjetësohet gjatë këtij viti?
Çollaku: Për Qeverinë e Republikës së Kosovës liberalizimi i vizaveështë prioritet, dhe kjo ka qenë temë aktuale dhe vazhdon të jetë etillë. Është fatkeqësi që migrimi shënoi një ngritje të papritur në fundtë vitit të kaluar dhe muajt e parë të këtij viti, sidomos tash që jeminë pjesën e fundit të procesit. Por, kjo valë u ndal dhe po bëjmë çmosqë kjo të mos përsëritet si dhe duke u marrë me pasojat e migrimit tëtanishëm. Për përfundimin e procesit, preferoj të mos flasim me data,por jam i bindur se ne do të përmbushim të gjitha kërkesat teknike shumëshpejt dhe gjithsesi brenda këtij viti. Vendimi pastaj është iinstitucioneve dhe shteteve anëtare të BE.
RKL: Një numër zyrtarësh evropian kanë tërhequr vërejtjen se procesi iliberalizimit nuk i zgjidh problemet ekonomike të qytetarëve, ashtu siçbesohet me të madhe për shkak se liberalizimi i vizave nuk nënkupton apriori të drejtën e punës. A ka ndërmarrë Ministria e Integrimit ndonjëfushatë për vetëdijesimin e qytetarëve sa i përket kësaj çështjeje?
Çollaku: Besoj se qytetarët e Kosovës janë mirë të informuar për atë seçfarë nënkupton liberalizimi i vizave, ata e dinë që përfitimi nga kyproces është lehtësimi i lëvizjes në Evropë për qëndrim të shkurtër dhe evlerësojnë si të tillë. Edhe në Kosovë, sipas praktikës në vendet erajonit, do të ketë fushata informuese për të drejtat dhe obligimet eqytetarëve pas liberalizimit të vizave, dhe ne jemi duke bërë përgatitjenë këtë drejtim.
RKL: A mendoni se shumë më të leverdishme do të ishin nënshkrimi imarrëveshjeve për punësim sezonal me shtete të caktuara të BE-së sesapërqendrimi i sforcuar vetëm në liberalizim të vizave?
Çollaku: Liberalizimi i vizave dhe marrëveshjet dhe mundësitë eventualpër punësim sezonal nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Kemi kapacitet përtë punuar në të dyja drejtimet pa e sakrifikuar ndonjërën. Nuk ështëpërqendrim i sforcuar në liberalizim por thjeshtë fokus i plotë iinstitucioneve përgjegjëse në përmbushjen e kushteve sepse ështëprioritet i qeverisë si përgjigje ndaj kërkesës shumë të arsyeshme tëqytetarëve.
RKL: Të kthehemi edhe njëherë te çështja e migrimit ilegal. Nëopinion kanë qarkulluar spekulime mbi numrin e atyre që lëshuan vendinsi dhe për arsyet e migrimit, prapavijat, etj. Në bazë të kontakteve qëkeni me zyrtarë të Brukselit, a keni ndonjë shifër të përafërt përnumrin e atyre që kanë migruar ilegalisht?
Çollaku: Është e vërtetë se ka pasur spekulime mbi numrin e qytetarëvetë Kosovës që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, por ne siinstitucione vazhdimisht ju kemi referuar raporteve dhe statistikavezyrtare të EUROSTAT-it. Kështu në vitin 2014 EUROSTAT-i ka raportuar se38,435 qytetarë nga Kosova kane kërkuar azil në vendet e BE dhe zonësSchengen. Ndërsa jemi në pritje të raportit të freskuar për muajt e parëtë vitit 2015 por një gjë është e sigurt se po punohet vazhdimisht qëkëtë vit të kemi rënie të numrit të azilkërkuesve dhe të njëjtën kohë tëintensifikojmë procesin e riatdhesimit te atyre të cilët kanë migruargjatë vitit të kaluar dhe muajve të parë të këtij viti.
RKL: Është përfolur shpesh, madje edhe një deklaratë e ambasadoritnorvegjez në Kosovë ishte në këto linja, se të gjithë ata që kanëmigruar ilegalisht, do t’u hiqet për 5 vite e drejta e lëvizjes nëvendet e Shengenit, edhe në rast të heqjes së vizave. Sa janë të vërtetakëto?
Çollaku: Masat dhe sanksionimet që i ndërmarrin shtetet individuale tëzonës Schengen janë çështje të këtyre vendeve. Sigurisht që migrimi ipaligjshëm i ka pasojat e veta, kjo është një fatkeqësi e madhe përpersonat e prekur.
RKL: Të gjitha shtetet e BE-së që janë prekur nga migrimi,veçanërisht Gjermania, Austria e Franca kanë paralajmëruar kthimin e tëgjithë azilkërkuesve nga Kosova. Në këto vende duket se nuk ekzistonmëdyshja nëse duhet pranuar ose jo, por si të përshpejtohen procedurat ekthimit të menjëhershëm. Pas këtyre paralajmërimeve, a është Kosova egatshme për të pranuar këta qytetarë? Shpenzimet e kthimit a do tërëndojnë mbi buxhetin e Kosovës?
Çollaku: Jemi plotësisht të përkushtuar për përmbushjen e obligimeve tëmarrëveshjeve për riatdhesim që i kemi me këto vende. Për më tepër, kyështë edhe obligim ligjor i yni. Nuk ka asnjë mëdyshje për atë se do t’ikthejmë të gjithë qytetarët në vendin e tyre dhe në shtëpitë e tyre. Nei kemi mekanizmat institucional dhe mjetet buxhetore për riintegrimin eqëndrueshëm të qytetarëve. Nga 1 janari deri me 17 mars 2015 janëriatdhesuar rreth 2300 persona dhe ky trend vetëm se do tëintensifikohet. Rritja e numrit të migruesve është përcjellë me rritjetë kthimit.
RKL: Tash u arrit edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Ministrisësë Integrimeve Evropiane dhe Universitetit të Prishtinës për përkthimin e200 mijë faqeve të legjislacionit të BE-së. Në marrëveshje përmendetse me këtë rast do të angazhohen një numër studentësh të FakultetitFilologjik. A mund të na qartësoni më tepër rreth kësaj çështje?
Çollaku: Kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të dy palëtdhe për procesin e integrimit. Për ne si institucion është shumë merëndësi që të krijohen kapacitete për ta përkthyer legjislacionin nëgjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, që është një punë shumë emadhe. Kjo marrëveshje është kornizë për bashkëpunim të gjerë ndërmjetdy institucioneve duke mundësuar trajnimin dhe angazhimin e stafit dhestudentëve të Universitetit të Prishtinës. Ndër gjërat që do tmundësohen janë trajnimi i stafit dhe studentëve në përdorimin esistemeve softuerike për përkthim, praktika për studentët në Ministrinëpër Integrim Evropian, krijimin e databazës së terminologjisë etj.
Intervistoi: Salih Mehmeti
20 mars 2015
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sivjet-i-kryejme-te-gjitha-obligimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sivjet-i-kryejme-te-gjitha-obligimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sivjet-i-kryejme-te-gjitha-obligimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sivjet-i-kryejme-te-gjitha-obligimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sivjet-i-kryejme-te-gjitha-obligimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]
1
1
http://testasp.vulnweb.com/t/fit.txt?.jpg
\
1
WEB-INF\web.xml
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-sivjet-i-kryejme-te-gjitha-obligimet-per-liberalizimin-e-vizave/ […]