Prishtinë, 13 tetor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z. Ruairi O’Connell.
Gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.
Ministri Çollaku dhe ambasadori O’Connell, janë pajtuar se mënyra e vetme për të siguruar suksesin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, është përmes funksionimit demokratik të institucioneve legjitime të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës.
Dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore.
Po ashtu ambasadori O’Connell, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Last modified: 11 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pret-ne-takim-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar-oconnell/ […]