Prishtinë, 25 janar 2016 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Kosovës, lidhur me përmbushjen e tetë rekomandimeve të fundit për procesin e liberalizimit të vizave.
Ministri Çollaku ka konfirmuar përmbushjen e këtyre kritereve duke theksuar se inputi i fundit dorëzuar BE-së ditë më parë, përmban rezultate dhe të arritura konkrete mbi plotësimin e tetë rekomandimeve të fundit, të cilat ka shprehur bindjen se do të vlerësohen pozitivisht nga institucionet e BE-së.
Ministri i Integrimit Evropian, ka prezantuar para anëtarëve të komisionit të arriturat për secilën pikë veç e veç si dhe i është përgjigjur interesimit të anëtarëve për çështjet e ngritura lidhur me këto kritere.
“Presim vlerësim pozitiv nga ana e institucioneve të BE-së lidhur me përmbushjen e kritereve dhe kjo shpresojmë të ndodhë pikërisht gjatë vizitës së komisionerit të BE-së Dimitris Avramopoulos në Kosovë. Një gjë e tillë do t’i hap zyrtarisht rrugën lëvizjes së lirë dhe pa viza të qytetarëve tanë gjatë këtij viti në shtetet e zonës Schengen”, ka thënë ndër të tjera ministri Çollaku.
Po ashtu ministri Çollaku, ka falënderuar deputetët për rolin aktiv mbikëqyrës të këtij komisioni, në çdo hap të këtij procesi të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
Last modified: 11 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-konfirmon-permbushjen-e-kritereve-per-viza-ne-komisionin-parlamentar-per-integrime-evropiane/ […]