Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku flet për përmbushjen e agjendës evropiane në Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian

4 Maj, 2015

Prishtinë, 4 maj 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, mori pjesë sot në takimin e nëntë të Këshillit kombëtar për integrim evropian, të drejtuar nga presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, ku ka folur për progresin dhe hapat që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës në drejtim të përmbushjes së agjendës evropiane me theks të veçantë për liberalizimin e vizave.

Në vijim gjeni fjalimin e ministrit në këtë takim:

E nderuara presidente, znj. Jahjaga
I nderuar Kryetar i Kuvendit, Veseli
I nderuar Kryeministër, Mustafa
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, zoti Zhbogar,
Përfaqësues të institucioneve e shoqërisë civile,
Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Si ministër përgjegjës për koordinimin e procesit të integrimit evropian, jam gjithmonë i nderuar kur fillojmë ditën dhe javën me çështje të cilat ndërlidhen me agjendën evropiane të vendit. Kjo dëshmon përkushtimin tonë si institucione për të avancuar këtë agjendë dhe për ta shndërruar vitin 2015 në vit evropian për Kosovën.

 

Siç e dini pak ditë më parë, Kolegji i Komisionerëve të BE-së ka miratuar MSA-në, duke kaluar kështu procesin në Këshillin e BE-së për t’i hapur rrugë kështu nënshkrimit të Marrëveshjes gjatë verës së këtij viti dhe për të filluar pastaj me zbatimin në fillim të vitit 2016.

 

Vetëm pak muaj më parë konkretisht në muajin Janar kur është mbledhur Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian, kemi qenë seriozisht të sfiduar nga vala e migrimit të parregullt të qytetarëve të Republikës së Kosovës në drejtim të vendeve të BE-së, dhe kjo temë ka dominuar debatin si në vend ashtu edhe tek partnerët tanë evropian.

 

Në këto muaj nga takimi i kaluar kemi arritur të ndalim këtë trend dhe për më tepër kemi arritur të riatdhesojmë rreth 5000 qytetarë. Ne duhet të sigurojmë Komisionin Evropian dhe Shtetet anëtare të BE-së se kemi arritur të adresojmë faktorët shtytës të migrimit dhe kemi kapacitetet e duhura institucionale për të parandaluar migrimin ilegal të shtetasve tanë në drejtim të vendeve anëtarë të Zonës Shengen.

 

Po ashtu, nga takimi i fundit i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian kemi intensifikuar komunikimin me Komisionin Evropian dhe me Shtetet anëtare të BE-së në funksion të informimit të drejtë dhe koordinimit për hapat e mëtutjeshëm në zbatimin e prioriteteve tona të përbashkëta. Kam përshtypjen se asnjëherë më parë, nuk kemi pasur më shumë vizita, shkëmbim dhe komunikim me Komisionin Evropian se sa gjatë këtyre muajve të fundit, dhe në të gjitha vizitat e tyre në Prishtinë, Komisionerët Hahn, Avramopulos dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme znj. Mogherini kanë ofruar mbështetje në ndërmarrjen e reformave në kontekst të procesit të integrimit evropian.

 

Ministria për Integrim Evropian ka vazhduar me rolin koordinues dhe në baza të rregullta po zhvillohen takime me institucionet përgjegjëse për zbatim me qëllim të adresimit të kritereve të mbetura në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave me BE-në.

 

Më lejoni të ju informoj se tashmë kemi nisur me përgatitjen e raportit përfundimtar të cilin po shpresojmë se do të arrijmë ta pasurojmë me informata shtesë në ditët në vijim.

 

Sidoqoftë, pa dashur të nënvlerësoj punën dhe rezultatet e arritura deri më tani, duke  u bazuar në të dhënat e nxjerra nga monitorimi i vazhdueshëm i institucioneve relevante në përmbushjen e obligimeve në këtë fushë, duhet pranuar se raporti në formën aktuale nuk rezulton në përmbushjen e kritereve të mbetura. Kjo situatë duhet të merret si shumë serioze, prandaj duhet të shfrytëzojmë ditët dhe javët e ardhshme për të zbatuar kriteret e mbetura e të cilat janë të njohura për të gjitha institucionet përgjegjëse.

 

Gjatë kësaj jave presim të aprovojmë Rregulloren për Menaxhimin e Programit të Riintegrimit dhe Ligjet e Pakos së Gjyqësorit. Duke qenë se agjenda evropiane gëzon konsensus të plotë institucional dhe qytetar në vend, besoj se Kuvendi i Kosovës do të procedoj me procedurë të përshpejtuar aprovimin e pakos së Ligjeve të cilat janë të ndërlidhura me liberalizimin e vizave.

 

Po ashtu duhet të përmbyllet procesi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të lansohet sistemi i avancuar i gjendjes civile duke përfshirë edhe certifikatat e gjendjes civile me elemente të larta të sigurisë, pastaj miratimin e Strategjisë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore; funksionalizimin e Qendrës së mbajtjes për të Huajt, Funksionalizimi i Sistemit Informativ për Evidencë Penale etj.

 

Për më tepër, të gjitha kriteret e përmbushura gjatë kësaj kohe, institucionet përgjegjëse duhet të jenë në gjendje për t’i demonstruar në praktikë gjatë vizitës së misionit vlerësues të BE-së e cila pritet të ndodhë gjate verës.

Po ashtu, një gjë duhet të jemi të vetëdijshëm se puna nuk mbaron me dërgimin e raportit përfundimtar në Bruksel, por duhet të jemi konsistent në përkushtimin tonë deri në marrjen e vendimit për inicimin e procedurës së brendshme të BE-së për ndryshimin e Rregullores 539/2001, që vendos Kosovën në listën e vendeve që mund të udhëtojnë në BE pa viza, por edhe të përgatitemi për të menaxhuar fazën e mëvonshme.

 

Kosova dhe kosovarët duhet të bindin shtetet anëtare të BE-së se nuk do të abuzojnë me të drejtën e lëvizjes pa viza në shtetet e zonës Shengen.

 

Të nderuar pjesëmarrës,

Në bazë të komunikimit ditor të cilin e kam me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së, kam vërejtur disponim pozitiv për të proceduar me rekomandim për heqjen e vizave për qytetarët tanë, por kjo do të ndodh vetëm nëse arrijmë të përmbushim edhe këto pak kritere të mbetura

 

Prandaj duke qenë se po ecim në kilometrin e fundit të procesit duhet të jemi edhe më aktiv në mënyrë që të lehtësojmë vendimmarrjen në Bruksel, në të kundërtën ky proces e humb kuptimin dhe do të dekurajonte shtetet mike të BE-së dhe Komisionin Evropian të cilët megjithatë janë të interesuar për të përfshirë Kosovën në Listën e Bardhë të Shengenit.


Ju falënderoj për vëmendje!

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

6 Responses to " Ministri Çollaku flet për përmbushjen e agjendës evropiane në Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian "

  1. dumps shop thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-permbushjen-e-agjendes-evropiane-ne-keshillin-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  2. Betkick thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-permbushjen-e-agjendes-evropiane-ne-keshillin-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-permbushjen-e-agjendes-evropiane-ne-keshillin-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-permbushjen-e-agjendes-evropiane-ne-keshillin-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-permbushjen-e-agjendes-evropiane-ne-keshillin-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-flet-per-permbushjen-e-agjendes-evropiane-ne-keshillin-kombetar-per-integrim-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *