Integrimi Evropian

Ministri Çollaku do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Suedisë

26 Maj, 2015

Prishtinë, 26 maj 2015 – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku udhëton sot për në Suedi,  ku do të zhvilloj  takime  me zyrtar të lartë të shtetit suedez me qëllim të marrjes së përkrahjes për avancimin  e agjendës evropiane të Kosovës si dhe për  thellim të bashkëpunimit bilateral.

Ministri do të pritet nga ministrja e Jashtme e Suedisë, znj. Margot Wallstrom, me të cilën do të diskutoj ndër të tjera për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Takime do të zhvilloj edhe me përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore e që përveç procesit integrues në fokus të bisedimeve do të ketë edhe çështjen e përfshirjes së Kosovës në iniciativa rajonale dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Vizita zyrtare në Suedi është në vazhdën e angazhimeve të Ministrit Çollaku për të intensifikuar komunikimin me shtetet anëtare të BE-së, me qëllim të rikonfirmimit të mbështetjes për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen me sukses të dialogut për liberalizimin e vizave.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *