Prishtinë, 10 prill 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ishte e ftuar në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për të afirmuar dhe ngritur sa më lartë si çështje përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë Kosovare.
Ministrja Çitaku, si kryesuese e Komitet Drejtues Ndërinstitucional për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas, e falënderoi OSBE-në për rolin dhe përkushtimin e sajë në përgjithësi, si dhe për kontributin në afirmimin dhe mbështetjen e integrimit të plotë të komuniteteve në Kosovë.
Në kuadër të këtij roli, Ministrja Çitaku tha se: ”mbështetja që ka dhënë dhe vazhdon edhe më tutje nga OSBE në draftimin dhe ri-draftimin e Planeve Lokale të Veprimit për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas është për t’u vlersuar lartë.”
Më tutje në fjalimin e sajë Ministrja Çitaku shtoi:
Te nderuar të pranishëm,
E kam thënë edhe më herët por më duhet t’a them përsëri se Republika e Kosovës, është e përkushtuar në ndërtimin e një shteti multietnik. Në kuadër të këtij angazhimi në dhjetor të vitit 2009, Qeveria ka miratuar Planin e Veprimit për periudhën kohore 2009 – 2015 që rrjedhë nga Strategjia për integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptias.
Qeveria e Kosovës, dukë marrë për bazë nevojën e përshpejtimit të angazhimeve që ndërlidhet me zbatimin e Strategjis dhe integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egiptian, që nga muaji Maj i vitit 2013 përmes një vendimi, ka vendosur që rolin drejtues të Komitetit Drejtues Ndërinstitucional të bartë Ministria e Integrimit Evropiane.
Gjatë kësaj periudhe, duke synuar funksionalizimin e plotë të Komitetit Drejtues Ndërinstitucional, bazuar në mandatin që ka, është ngritur niveli i kordinimit dhe bashkërendimit të punës dhe aktiviteteve në një nivel shumë më të kënaqshëm përmes komunikimit të rregullt me ministritë e linjës, komunat e Kosovës si dhe me Zyrën për Qeverisje të Mirë.
Gjatë muajve të fundit kemi bërë hapa domethënës në drejtim të përshpejtimit të arritjes së objektivave dhe aktiviteteve që janë pjesë e Institucioneve dhe mekanizmave tjerë mbështetës.
“Vlerësimi lokal” për nivelin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të veprimit, i cili si i tillë është realizuar për herë të parë në Kosovë, ka nxjerrë në pah arritjet, sfidat dhe mangësitë e zbatimit të indikatorëve të Planit të Veprimit.
Ne tashmë i kemi identifikuar disa hapa të nevojshëm që e përshpejtojnë realizimin e objektivave të Planit të Veprimit dhe këtë synojmë t’a realizojmë përmes buxhetimit të aktiviteteve të strategjisë që është ndër problemet kryesore që sfidojne progresin në zbatim të strategjisë, dhe këtë cështje tani jam duke e adresuar si prioritare,
Sa i përket takimeve të Komitetit Drejtues Ndërinstitucional është arritur që të realizohen dy takime përmes të cilave është arritur që të ngritet niveli i bashkëpunimit ndërinstitucional me Ministritë e linjës dhe janë marrë një sërë vendimesh dhe janë nxjerrë konkluzione të rëndësishme.
Në takimin e fundit të Komitetit Drejtues, ne kemi aprovuar Kornizën Prioritare 2014-2015 ku janë të pasqyruara të gjitha aktivitet që do ti realizojnë Ministrit e linjës në këtë përiudhe vijuese dy vjeçare.
Ekipa mbështetese e Komitetit Drejtues, vecse ka filluar procesin e monitorimit te Kornizës për periudhën në vazhdim.
Të nderuar,
Këto fjalë nuk po i them vetëm rastësisht, por ritheksoj përkushtimin tim dhe të Ministrisë që drejtoj për kyçjen apo përfshirjen e Komuniteteve në fjalë.
Më duhet të them se Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm në krahasim me vendet rajonit dhe me shumë shtete të Evropës përëndimore.
Kjo më bënë të ndihem mirë por jo edhe të kënaqem me të arriturat e deritashme. Ka mbetur ende punë për tu bërë dhe kjo më shtyn të punoj edhe më shumë për të afruar dhe për respektuar të drejtat e cdo qytetari që jeton në Republikën e Kosovës.
Cka është me rëndësi të thuhet në lidhje me bashkpunimin mes Nivelit qëndrorë dhe atij Lokal dëshiroj të ju informoj se unë kam filluar para pak kohe t’i vizitoj të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës gjë që gjatë mandatit tim e kam bërë vazhdimisht. Arsyeja kryesore është që të njihem për së afërmi qoftë me sfidat e coftë me të arriturat në nivelin lokal sa i përket komuniteteve. Unë gjithmonë kam thënë se integrimi Evropian i Kosovës nuk bëhet as në Bruksel, as në Paris e as në Londër, por bëhet këtu tek ne, ne cdo fshat e qytet, në cdo komunë, në cdo komunitet.
Të nderuar,
Implementimi i Strategjisë është celës i suksesit, prandaj ne bashkërisht duhet të jemi pjesë e progresit.
Gjithmonë ka hapësirë për të bërë më shumë e këtë duhet dhe do të mund t’a bëjmë vetëm në koordinim të plotë me shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe Zyrën për Qeverisje të mirë.
Kosova është e vogël gjeografiskisht, por ka zemër të madhe dhe ka vend në të që të gjithë qytetarët e saj të jetojnë të lirë, të kenë të drejta të garantuara, dhe të mund të ndjekin lumturinë e tyre pa asnjë dallim.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Here you will find 73291 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-per-planet-lokale-te-veprimit-per-integrimin-ne-kosove-te-komunitetit-rome-ashkali-dhe-egjiptiane/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 87312 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-per-planet-lokale-te-veprimit-per-integrimin-ne-kosove-te-komunitetit-rome-ashkali-dhe-egjiptiane/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-per-planet-lokale-te-veprimit-per-integrimin-ne-kosove-te-komunitetit-rome-ashkali-dhe-egjiptiane/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-per-planet-lokale-te-veprimit-per-integrimin-ne-kosove-te-komunitetit-rome-ashkali-dhe-egjiptiane/ […]
… [Trackback]
[…] There you can find 79955 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-per-planet-lokale-te-veprimit-per-integrimin-ne-kosove-te-komunitetit-rome-ashkali-dhe-egjiptiane/ […]