Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet takimi i radhës i Komitetit Drejtues ndër-Institucional për Komunitetet Rom, ashkali dhe Egjiptian

21 Shkurt, 2014

Prishtinë, 21 Shkurt 2014 – Sot u mbajt takimi i radhës i Komitetit Drejtues Ndër-Institucional për mbikqyrjen dhe koordinimin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2009 -2015.

Temë qëndrore e diskutimit ishte zbatueshmëria e planit të veprimit të strategjisë për vitin 2013, ku me këtë rast u prezentua korniza prioritare për zbatimin e Strategjisë së Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Poashtu, u bë prezantimi i raportit “Vlerësimi Lokal i stuatës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptias në komunat e përzgjedhura të Kosovës”. 

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, njëkohësisht kryesuese e Komitetit Drejtues Ndër-Institucional fillimisht i informoi të pranishmit për rrjedhën e takimit të sotëm që ka për qëllim prezentimin dhe aprovimin e “Vleresimit Lokal” , i bërë për të parë nga afër situatën e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunat e Republikes së Kosovës. Poashtu, për të prezentuar “Kornizën Prioritare”, e cila kërkon diskutim dhe zotim nga anëtarët e komitetit drejtues se si do të jete mbarëvajtja e kryerjes së detyrave për të gjitha aktivitetet që janë cilësuar si prioritare.

Sa i përket “Vlerësimit Lokal”, Ministrja Çitaku tha se: “që nga miratimi i Planit të Veprimit dhe Strategjisë për Integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (2009 -2015) në vitin 2009, Qeveria e Kosovës ka hartuar raporte të progresit për zbatimin e Strategjisë për Integrimin e komuniteteve në fjalë, bazuar në të dhëna të marra nga institucionet e nivelit qendror. Prandaj, duke parë si shumë të nevojshme kycjen e drejtpërdrejtë të Komunave në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, Ministria e Integrimit Evropian (MIE) ka ndërrmarë iniciativa konkrete në vlerësimin e situatës së Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në 15 komunat e përzgjedhura të Kosovës, të cilat pëfshiejnë rreth 90 % të prezencës së këtyre komunitete në Kosovë”.

Ndërsa për “Kornizën Prioritare”, Ministrja Çitaku potencoi se ky është një projekt shumë ambicioz, dhe kemi kerkuar që të prioritizohen disa aktivitete kyçe të sekotërve më të rëndësishëm që të kemi më shumë rezultate në zbatimin e Strategjisë dhe të Planit të Veprimit për integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Dhe, gjatë takimit Ministrja Çitaku kërkoi përshirjen e të gjithë pjesëmarrësve në nivel ministrorë për të kontribuar në zbatimin sa më të sukseshëm të Strategjisë dhe të Planit të Veprimit, e veçanërisht të Kornizës Prioritare.

Ministria e Integrimit Evropian është jashtëzakonishtë  shumë e angazhuar dhe e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe integrimin e plotë të tyre në shoqërinë Kosovare duke e sbatuar qasjen strategjike dhe planin e veprimit në mënyrë që i gjithë procesi të ketë objektiva të definuara qartë dhe të zbatueshme për arritje të matshme.

Dhe për fund, si Kryesuese e Komitetit Drejtues,  Ministrja Çitaku tha se:” kam vullnetin e plotë për të shtyrë dhe për të monitoruar këtë proces, për të arritur rezultate të kënaqshme në zbatimin e Planit të Veprimit për këtë Strategji, e cila ka rëndësi të veçantë në agjendën Evropiane të Kosovës”.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

4 Responses to " Mbahet takimi i radhës i Komitetit Drejtues ndër-Institucional për Komunitetet Rom, ashkali dhe Egjiptian "

  1. 늑대닷컴 thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 30271 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-nder-institucional-per-komunitetet-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-nder-institucional-per-komunitetet-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

  3. stapelstein thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-nder-institucional-per-komunitetet-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

  4. Optics for sale thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-nder-institucional-per-komunitetet-rom-ashkali-dhe-egjiptian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *