Prishtinë, 16 Janar 2014 – Sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit Ekzekutiv “Bujqësi dhe Peshkatari”, që mbulon sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural, pylltarisë dhe sigurisë ushqimore. Takimi është kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Integrimit Evropian, z. Demush Shasha. Në këtë takim, përveç institucioneve vendore, pjesëmarrës ishte edhe përfaqësuesi i Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i të gjeturave në Raportin e Progresit 2013 si dhe veprimet e ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural( MBPZHR) dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në drejtim të implementimit të sfidave që kanë dalë nga Raporti i Progresit. Në këtë kontekst, është vlerësuar progresi në sektorin e bujqësisë sa i përket përafrimit të legjislacionit primar dhe sekondar me acquis-in e BE-së. Megjithatë, është kërkuar që të angazhohen edhe më tej në përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe miratimin e projektligjeve të reja të cilat rregullojnë në mënyrë specifike sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe sigurisë ushqimore. Sa i përket sektorit të bujqësisë, dhe zhvillimit rural është vlerësuar pozitivisht angazhimi në përmirësimin e shërbimeve këshillimore duke ndërmarr hapa të përshpejtuar në legjislacionin sekondar si dhe në funksionalizimin e mëtejmë të shërbimeve këshillimore përmes qendrave informative këshilluese. Gjithashtu është kërkuar që të shtohen përpjekjet e institucioneve qendrore dhe komunale në drejtim të përmirësimit të shërbimeve këshillimore. Sa i përket mbrojtjes së tokave bujqësore, edhe me tej, mbetet sfidë mbrojtja e tokës nga ndërrimi i destinimit pa kriter, ndërsa konsolidimi i tokave bujqësore, përveç komunës së Vitisë, do të vazhdoj edhe në komunat tjera. Sa i përket sektorit të Pylltarisë, është vlerësuar angazhimi i Agjencionit të Pyjeve të Kosovës (APK) në mbrojtjen e pyjeve nga prerjet ilegale duke bashkëpunuar me kuvendet komunale. Meqë kompetencat e manaxhimit të pyjeve janë të deleguara tek organet komunale sipas Pako-s së Ahtisarit, megjithatë prerjet ilegale po vazhdojnë, prandaj është kërkuar që të gjitha institucionet relevante (MBPZHR, Komuna dhe MMPH) të koordinohen sa më mirë që të mbrohen pyjet nga prerjet ilegale dhe mbrojtjen e tyre nga zjarret. Kjo, çështje do të rregullohet edhe me Projektligjin e ri për Pyjet. Në lidhje me sigurinë ushqimore, është vlerësuar angazhimi në adresimin e sfidave të dala nga Raporti i Progresit, por sfiduese mbetet transferimi i inspektorëve komunal në kuadër të AUV, akreditimi i Laboratorit të Ushqimit, si dhe përditësimi i të dhënave statistikore në Sistemin e Identifikimit dhe Regjistrimit (importi, lëvizjet, therrjet etj). Ndër të tjera është kërkuar që transferimi i inspektorëve të bëhet duke bashkëpunuar edhe me Ministrinë e Financave, MBPZHR dhe Komunat. Gjithashtu, miratimi i Strategjisë për avancimin e ndërmarrjeve agro përpunuese është prioritet me qëllim të kategorizimit te të gjitha ndërmarrjeve agro përpuuese. Për avancimin e sektorëve në fjalë, është kërkuar që të fuqizohen edhe më tej kapacitet administrative për të zbatuar legjislacionin si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Për të gjitha zhvillimet, është vlerësuar jashtëzakonisht lartë asistenca e BE-së, përmes TAIEX-it dhe formave tjera të përkrahjes për të gjithë sektorët e përmendur më lartë. Në kuadër të konkluzioneve të takimit, është theksuar që gjitha çështjet e ngritura duhet të jenë prioritet i institucioneve përgjegjëse të cilat do ndërmarrin hapat e nevojëm për adresimin e sfidave të identifikuara brenda Raportit të Progresit 2013.
Last modified: 15 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-komisionit-ekzekutiv-bujqesi-dhe-peshkatari/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-komisionit-ekzekutiv-bujqesi-dhe-peshkatari/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 71661 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-komisionit-ekzekutiv-bujqesi-dhe-peshkatari/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-komisionit-ekzekutiv-bujqesi-dhe-peshkatari/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-komisionit-ekzekutiv-bujqesi-dhe-peshkatari/ […]
… [Trackback]
[…] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-komisionit-ekzekutiv-bujqesi-dhe-peshkatari/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-komisionit-ekzekutiv-bujqesi-dhe-peshkatari/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 10640 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-komisionit-ekzekutiv-bujqesi-dhe-peshkatari/ […]
Very good post. I absolutely love this website. Continue the good work!
https://www.outlookindia.com/plugin-play/ED8590ED8590EBB2B3-EB8F99EC9DBC-EC8694EBA3A8EC8598-EBA994EC9DB4ECA080EC82ACEC9DB4ED8AB8-EBAAA8EC9584EBB3B4EAB8B0
https://niceneasy.co.kr/bbs/board.php?bo_table=free&wr_id=1485066
http://jscorp1983.co.kr/bbs/board.php?bo_table=free&wr_id=144273
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-komisionit-ekzekutiv-bujqesi-dhe-peshkatari/ […]
… [Trackback]
[…] Here you will find 86369 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-komisionit-ekzekutiv-bujqesi-dhe-peshkatari/ […]